Nëna të lutet në heshtje dhe me duart lart drejt Krishtit.
Sa herë që Shenjti fliste për lutjen,dukej qartë që nuk nënkuptonte një përpjekje siperfaqsore,por të thellë dhe të vazhdueshme. Dikur,duke këshilluar një nënë për të birin i thotë kështu:” Djali ka një problem të brendshëm prandaj dhe sillet kështu.Është djalë i mirë,nuk e dëshiron atë që bën por detyrohet,diçka e mban lidhur.Nuk korrigjohet me llogjikë,nuk mund ta bindësh me këshilla,as ta detyrosh me kërcënime.Do bëj të kundërtën.Do bëhet më keq dhe mund të ngelet kështu.Por mund edhe të çlirohet nga kjo. Që të çlirohet,duhet që nëna të shenjtërohet.Ka nevoj të ketë afër një njeri të shenjtë,me shumë dashuri,që nuk do i bëj moral dhe as do e trembi por do jetoj me shenjtërim.Djali,i cili do i shikoj të gjitha këto,do i pëlqej dhe do e imitojë atë. Mbi të gjitha djali ka nevoj të ketë afër një njeri që lutet shumë.Lutja do bëj mrekullira.Nuk duhet nëna të mjaftohet vetëm me përkëdheljen me dorë por të ushtroj dhe përkëdheljen shpirtërore të lutjes.Kur afrohesh ta përkëdhelësh pa lutje,fëmija e largon,e shtyn me duar nënën.Por kur pa e përkëdhelur,lutet në heshtje për fëmijën,atëherë shpirti i tij e ndjen këtë përkëdhelje shpirtërore dhe afrohet te nëna. Nëna duhet të shkrij si qiriu gjatë lutjes së saj për fëmijën.Të lutet në heshtje dhe me duart lart drejt Krishtit.Ta përqafoj fshehtas me përkëdheje shpirtërore.
Shën Porfirio Kavsokaliviti Përkthyer nga N. Ikonomi