/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Fjalë të urta!

Fjalë të urta!

Fjalë të urta!

 

“Për fjalët e tua bëj peshore dhe metër dhe për gojën bëj derë që ta mbajë të mbyllur.
Nëse ke për të thënë një fjalë këshilluese,drejtoju mikut tënd.
Solomoni i lutej Perëndisë t’i vërë fre gojës së tij dhe t’i mbyllë buzët.”
Shën Nektari
*****
“Kur vjen Hiri i Perëndisë të gjitha dhe të gjithë ndryshojnë.Por që të vij Hiri i Perëndisë duhet përulësi.”
Shën Porfirio
*****
“Dashuria e qehtëson,e hap dhe e rigjeneron shpirtin.Ndërsa urrejtja e kufizon dhe e trondit.Ata që urrejnë të tjerët,vuajnë dhe mundojnë veten.Kështu që janë më të marrë se të marrët.”
Shën Joani i Krostandhit
*****
“Kur kopshti i shpirtit është i mbushur me gjemba(pasione),mos u përpiq t’i shkulësh duke ngelur vazhdimisht i infektuar dhe i plagosur nga ato.Përkushtoja të gjithë forcën tënde luleve të shpirtit,ujiti dhe atëherë gjembat do thahen vetë.
Dhe lulja më e mirë është dashuria më Krishtin.Nëse e ujit dhe rritet,të gjithë gjembat largohen.
Shën Porfirio
*****
Që të ndjesh prehje,duhet të zbrazësh plehrat që mban përbrenda.Kjo bëhet nëpërmjet rrëfimit.Duke hapur zemrën dhe duke i thënë atit shpirtëror gabimet e bëra,bëhesh i përulur dhe hapet porta e qiellit.Vjen Hiri i Perëndisë dhe ç’lirohesh!”

 

Shën Paisio
Përkthyer nga N. Ikonomi

 

Fjalë të urta!