Në darkë,pas gjithë lodhjes së ditës,përtoj të lutem……. Përse të lutem!
Por si është e mundur të mos kemi dëshirë të komunikojmë me Zotin, akoma edhe të lodhur?! Ndoshta dëfrimet e ndryshme e shplodhin njeriun?…Jo,ato e lodhin më tepër,ndërsa lutja sjell Hirin Hyjnor i cili shplodh trupin dhe shpirtin.
Nuk luteni, pra……
Ose jeni të zemëruar me Perëndinë,ose besoni se nuk e keni nevoj.
“Përse të lutem?” pyesni veten.
Ndiheni të pavarur dhe të kënaqur.Jeni të ngopur dhe nuk doni të kërkoni….
Ç’do natë,sado të lodhur të jeni,mos rrini pa kërkuar shpëtim.
Të luteni në gjunjë ose ulur.Dhe kur të mundeni ngrihuni në këmbë.Nuk ka shumë rëndësi pozicioni,mjafton të luteni.
Të falenderoni Zotin për ditën që kaloi,sado e vështirë të ketë qënë.T’i luteni për një natë të qetë dhe të kërkoni falje me pendim të thellë për fajet tuaja.
Lutuni gjatë natës,sa herë zgjoheni për pak dhe para se t’ju zerë gjumi. Ashtu siç jeni, shtrirë,nuk është gjë e keqe.
Përkundrazi,nëse mësoheni të thoni lutjen”O Zot Jesu Krisht,Bir i Perëndisë mëshiromë mua mëkatarin” ose një psalm gjatë natës nëpër gjumë,do largoni të gjitha mendimet e këqija që ju luftojnë atë moment.
Oshënar Theofani,Rusi shek. 19. Përkthyer nga N. Ikonomi