/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Gjerond Sofronie Saharov!

Gjerond Sofronie Saharov!

Gjerond Sofronie Saharov!

 

Të dashur vëllezër dhe motra,hapeni zemrën që Shpirti i Shenjtë të gdhendë në të ikonën e Krishtit.Atëherë do bëheni të denjë gradualisht të keni brenda jush edhe gëzimin edhe vajtimin,v dekjen dhe ngjalljen.
Shihni pamjen madhështore që Perëndia na shfaqi me krijimin e botës,krijimin e njeriut “sipas shembëlltyrës dhe sipas ikonës së Tij”.
Ajo që ne kërkojmë nuk përmbahet në të përditshmen e jetës sonë të shkurtër
Kërkojmë të jemi me Perëndinë!
Për Kishën Ortodokse,shpëtimi i njeriut është shenjtërimi i tij.
Mos kini besim të tepërt te dijet që fituat në këtë botë. Kultura në të cilën jetojmë është një kulturë e rënies.
Ç’farë është shpëtimi? Vdekja e trupit është një kusht për të hyrë në Mbretërinë e Krishtit?Si mund t’i përshtatim mundësitë tona për të jetuar sipas porosive të Krishtit,sipas Frymës së Shenjtë?
Një gjë është e rëndësishme:të ruajmë ritmin e lutjes dhe të pendimit.
Atëherë vdekja nuk do jetë një humbje por një kalim për në Mbretërinë,për të cilën Mbretëri do jemi përgatitur me Kungimin e Trupit dhe të Gjakut të Krishtit,me lutje dhe thirrje të emrit të Tij :”Zot Jesu Krisht,Perëndia ynë,mëshirona ne dhe gjithë botën Tënde”.
Amin!

 

Përkthyer nga M. Vasili

 

Gjerond Sofronie Saharov!