Jo,njerëzit nuk do shpëtojnë vetëm me anë të veprave të mira!
Ekzistojnë njerëz të cilët nuk besojnë te Perëndia dhe megjithatë bëjnë shumë vepra të mira.A do të shpëtojnë këta njerëz nëpërmjet veprave të tyre?Jo,nuk do të shpëtojnë vetëm me veprat e mira sepse kështu tha Zoti ynë Jesu Krisht :
“35 Edhe një mësues ligji nga ata, e pyeti duke e ngacmuar atë, 36 e duke thënë: Mësues, cili urdhërim është më i madhi në ligj? 37 Edhe Jisui i tha atij: “Të duash Zotin Perëndinë tënd me gjithë zemrën tënde, dhe me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde”. 38 Ky është urdhërimi i parë dhe i madh. 39 Edhe i dyti i ngjashëm me të është: “Të duash të afërmin tënd si veten tënde”. (Mth.22:35-39).
Nëse besimi te Perëndia dhe dashuria për Të është porosia e parë dhe më e rëndësishme,dhe nëse porosia e dytë për dashurinë ndaj të afërmit rrjedh prej të parës,dhe nëse dashuria për të afërmin merr forcë nga dashuria për Perëndinë,atëherë kjo do të thotë që për të shpëtuar dikush duhet ta doj Perëndinë me gjithë zemrën e tij,sepse kjo është porosia e parë.
Shën Lukai,mjeku!
Përkthyer nga A. Marini
Jo,njerëzit nuk do shpëtojnë vetëm me anë të veprave të mira!