Përse satanai ka kaq shumë urrejtje për njeriun dhe përse e lejon Perëndia të sjellë ngasje dhe të shtjerë në mëkat krijesat e Tij?
Satanai nuk ka fuqi dhe leje të sundoj apo të imponoj dëshirë e njeriut kundrejt mëkatit.Ai thjesht e vë në ngasje me mënyra të ndryshme,me fantazi,me dobësitë e natyrës së njeriut,me pasionet dhe mendimet.Satanai asnjëherë nuk shfaqet drejt-përdrejtë si armik i njeriut,por e lufton atë fshehtas, ose nëpërmjet njerëzve të këqinj,duke përdorur ç’do lloj dinakërie që të mos shfaqet që ai vetë dëshiron rënien tonë.
Ai quhet provokues dhe at i gënjeshtrës.Ai nxit vetëm dëshirën tonë,ngacmon pasionet tona trupore dhe krijon mundësi për të mëkatuar.Na kujton gjithmon rënien tonë por nuk i lejohet dhe nuk ka leje prej Perëndisë të na detyroj të mëkatojmë.Sepse ne atëherë nuk do kishim asnjë faj dhe askush nuk do mundte t’i shpëtonte kurtheve të tij.Por kur njeriu mëkaton me dëshirën e tij,kur ëmbëlsohet me provokimet e tij dhe e pranon mëkatin,atëherë fajin e ka njeriu.
Prandaj Perëndia i caktoi njeriut ëngjëll mbrojtës që ta ndihmoj.Prandaj i dha Hirin e Shpirtit të Shenjtë që ta forcoj.Prandaj u vendos prej Kishës Misteri i Rrëfimit,d.m.thënë larja,pastrimi prej mëkateve dhe ati shpirtëror për të na këshilluar.
Vazhdon .
Arqimandrit Maksimo Panajiotis.
Përkthyer nga A. Marini