Një trup jemi ne me të parafjeturit (të vdekurit). Një Kishë jemi me qiellin,me të ndjerët.Kur ne këtu ndjejmë nevojën të flasim me njëri-tjetrin,të kujdesemi për njëri-tjetrin,sa më tepër nevoj kanë të vdekurit për të folur me ata? Të vdekurit na luten vazhdimisht të kemi mëndjen tek ata.Të vdekurit jetojnë dhe na shohin në pritje nëse do i kujtojmë.Presin lutjet tona .E kanë të nevojshëm këtë komunikim.
Të lutemi për ta.Te Zoti Jesu Krisht të shpresojmë për ta.Të meshojmë për ta.Të bëjmë bamirësi dhe përkujtimore për ta. Të gjitha këto i ndihmojnë në të vërtetë të parafjeturit. Jo vetëm i ndihmojnë por është dhe një komunikim i yni me botën tjetër,me ëngjëjt dhe me Shenjtorët. Ju them përsëri se kur ne i kujtojmë dhe lutemi për ta,ata gjejnë prehje,gëzojnë,shpresojnë, vazhdojnë dhe presin ditën e Gjykimit të Fundit duke shpresuar. Na detyrohen shumë dhe na e shpërblejnë kur ne i kujtojmë në lutje!
Gjerond Emiliano.(fjeti më 9 Maj 2019) Manastiri Simonopetra i Malit të Shenjtë . Përkthyer nga A. Marini