/ Dëshmi mbi Shenjtorët dhe Etërit / Forca e virtyteve!

Forca e virtyteve!

Forca e virtyteve!

 

 

Pyetën një murg:
-Përse goditemi kaq shumë nga demonët?
-Sepse ne i hedhim armët,u përgjigj ai.Përulësinë,dashurinë dhe durimin.
Njëherë erdhën disa familjarë të një demonizuari tek një murg dhe i kërkuan që ta shëroj.
Në fillim murgu nuk pranoi sepse e quante veten të padenjë por pas lutjeve të tyre për ndihmë,pranoi.I tha demonit:
-Dil jashtë krijesës së Perëndisë!
-Po dal,iu përgjigj ai.Por të pyes diçka dhe dua të më përgjigjesh:
Cilët janë dhitë dhe cilët delet?
“31 Edhe kur të vijë Biri i njeriut në lavdinë e tij, edhe gjithë engjëjt e shenjtë bashkë me të, atëherë do të rrijë mbi fronin e lavdisë së tij. 32 Edhe do të mblidhen përpara tij gjithë kombet; edhe do t’i ndajë ata njërin nga tjetri, siç ndan bariu dhentë nga dhitë. 33 Edhe do të vërë dhentë në të djathtë e dhitë në të majtë.” (Mth.25:31-33).
-Dhitë jam unë,sa për delet,Perëndia i njeh,u përgjigj murgu.
Sapo dëgjoi këto fjalë,demoi thërriti fort:
-Po,për përulësinë tënde po dal!
Dhe që nga ai moment doli nga i sëmuri.

 

Marrë nga libri:”Dobi të vogla”
Përkthyer nga M. Vasili

 

Forca e virtyteve!