/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Këshilla të Shën Joanit të Krostandhit!

Këshilla të Shën Joanit të Krostandhit!

Këshilla të Shën Joanit të Krostandhit!

 

Njeriu është i munduar dhe për të ardhur keq.Kur është i ri,i fortë dhe nuk ka probleme në jetë,atëherë,në të shumtat e rasteve nuk e mendon Perëndinë dhe qëndron larg Tij.Nuk e mendon Perëndinë që i dha këtë lumturi.Si një zog fluturon në kopshtin e kënaqësive duke shijuar gjithë gëzimet e jetës.Ndodhet në një gjendje të pakontrolluar dhe nuk ka qëllime në jetë.
Atëherë krijon një idhull dhe fillon ta adhuroj atë.Askush nuk e kufizon.As ai vetë nuk kufizon veten.Ka gjithshka në jetë dhe më tē shumtat e atyre që ka,janë vetëm për t’i dhënë kënaqësi.Mendon se kështu është jeta dhe s’mund të jetë ndryshe.
Vetëm kur ndesh ndonjë fatkeqësi,vetëm atëherë vjen në vete i gjori.Njeh dobësitë e tij dhe kupton drejtësinë dhe forcën e Perëndisë,i Cili është vetë arsyeja e jetës dhe e lumturisë.
Atëherë fillon të ketë frikë për trupin e tij se mos e humb.Ai trup që dikur shijonte gjithë gëzimet e jetës pafund,trembet se mos vdes dhe ia lë vendin tretjes dhe kalbjes.
Ka frikë edhe për shpirtin e tij.Ka frikë se ai shpirt që i lejonte gjithshka vetes dhe trupit në këtë botë të bukur,mos e lë këtë botë dhe shkon në një vend të errët,ku në vend të kënaqësive trupore,e presin mundimet e ferrit dhe demonët bashkë me mëkatarët,për të cilët nuk ekziston mëshira e Perëndisë.

 

I gjori njeri! (Vazhdon)
Përkthyer nga N. Ikonomi

 

 

Këshilla të Shën Joanit të Krostandhit!