/ Jeta Liturgjike / Me ndërmjetimet e Hyjlindëses,Shpëtimtar shpëtona!

Me ndërmjetimet e Hyjlindëses,Shpëtimtar shpëtona!

Lutje gjithashtu, i drejtojmë edhe shenjtorëve – jo në të njëjtën mënyrë siç i lutemi Personave të Trinisë së Shenjtë – por si ndihmuesve dhe ndërmjetësve tanë, si bashkanëtarëve të Kishës, të cilët tashmë janë lavdëruar me Perëndinë, në praninë e Tij hyjnore. Por mbi të gjithë shenjtorët është Maria, Hyjlindësja dhe Mbretëresha e Qiellit, udhëheqësja ndër ndërmjetësit e shenjtë, të cilët ndërmjetojnë për ne përpara Perëndisë. Ne mund t’i lutemi edhe engjëjve të shenjtë për të ndërmjetuar tek Perëndia.

“O Zot, me ndërmjetimet e gjithë shenjtorëve dhe të Hyjlindëses, jepna paqen tënde dhe mëshirona si i vetëm zemërdhembshur” (Nga Shërbesa e Pasdarkës së vogël).

* * *

Si qëllim të lutjeve tona kemi Kungimin me Perëndinë, për t’u bërë të aftë të përmbushim dëshirën e Tij, duke zbatuar porositë e Tij. Në këtë marrëdhënie me Perëndinë ne duhet të hapemi, të pranojmë, të presim dhe të dashurojmë. I hapemi vetëm Atij që dashurojmë dhe Atij që dëshirojmë të lidhemi me Të. Kështu, ne lutemi, pranojmë dhe lejojmë Shpirtin e Shenjtë të vijë dhe të banojë tek ne.

“Të lutemi, të kërkojmë, por gjithmonë të lejojmë Perëndinë të depërtojë te ne.”

* * *

Nëse një person nuk e ka dëshirën për të ndryshuar vetveten dhe për ta nënshtruar atë tek Krishti, në përmbushjen e porosive të Tij, ai nuk ka arsye ose qëllim për t’u lutur. Madje, sipas shenjtorëve është e rrezikshme t’i lutesh Perëndisë pa pasur mendimin për t’iu përgjigjur dhe për të ecur në rrugën që lutja na udhëheq.

“Lutja ndryshon të tjerët, ndryshon rrethanat, sepse na ndryshon ne.”

Si duhet të lutet një njeri? Vetëm Shpirti i Shenjtë mund të na udhëheqë të lutemi ashtu siç duhet.

“O Mbret qiellor, Ngushëllimtar, Shpirti i së Vërtetës, që ndodhesh kudo dhe i mbush të gjitha, thesar i të mirave dhe dhurues jete; eja dhe qëndro ndër ne, dhe pastrona nga çdo njollë, dhe shpëto, o i Mirë, shpirtrat tanë.”

Ashtu siç një fëmijë mëson të ecë duke ecur, ashtu edhe një njeri mëson të lutet duke u lutur, duke besuar në ndihmën e Perëndisë. Kisha Orthodhokse ndjek praktikën e Dhiatës së Vjetër, të lutjeve sipas orëve të ditës. Si të krishterë nxitemi të lutemi rregullisht në mëngjes, në mbrëmje dhe në kohën e ngrënies, duke kujtuar gjithmonë Perëndinë dhe duke bërë çdo gjë për lavdinë e Tij.

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë