Buka e jetës !
“Me frikë Perëndie,besë dhe dashuri,afrohuni”
Sa të krishterë i përgjigjen kësaj ftese?Por edhe nga ata që e pranojnë,sa prej tyre afrohen ashtu siç duhet?Ka të krishterë që kanë vite pa u kunguar.Të tjerë mjaftohen me dy tre herë në vit.Rreth Misterit të Falënderimit Hyjnor shikojmë dhe dëgjojmë gjëra të çuditshme.Sa padituri mbizotëron për këtë temë themelore!
***
Suksesi më i madh i të ligut !
Në qoftë se djalli arrin të na hedhë në mëkat,fitorja e tij nuk është e plotë.Edhe mëkatari më i madh mund të shpëtojë e të mos vdesë shpirtërisht.Suksesi i plotë i djallit dhe dinakëria satanike është që ta bëj njeriun të privohet,madje me vullnetin e vet nga ushqimi i shpirtit.Ia doli mbanë të shuante në zemrat e më të shumtëve mes të krishterëve ndjesinë e urisë shpirtërore,që është Trupi dhe Gjaku i Krishtit!
Arritëm e u katandisëm në atë pikë,sa të ketë “të krishterë “ që kungohen vetëm për Krishtlindje e Pashkë,të krishterë që kanë vite pa u kunguar,”të krishterë” që nuk u kunguan kurrë në jetën e tyre nga koha që kur i shoqëronte nëna e tyre!
Le ta themi hapur,pasi është çështje jete dhe vdekjeje:Nuk mund të jesh,nuk mund të quhesh i krishterë nëse nuk kungohesh rregullisht me Trupin dhe Gjakun e Krishtit.
“Nëse nuk hani mishin e Birit të njeriut dhe nuk pini këtë gjak,nuk keni jetë ne vetvete”.(Jn.6:53)
Marrë nga libri :”BUKA E JETËS”
Manastiri i Hershëm i Paraklitit (Ngushëllimtarit)
Oropos-Atikë, Greqi