/ Misteret e kishës Ortodokse / Ku duhet të rrëfehemi!

Ku duhet të rrëfehemi!

Ku duhet të rrëfehemi!

 

Jo përpara ikonës,as drejtpërdrejt te Perëndia.Përderisa more vendim të rrëfehesh,duhet ta bësh rrëfimin ashtu siç e caktoi Krishti dhe Kisha,dhe jo siç mendon ti.Je i sigurt se bëre rrëfim të mirë kur nuk e ndien të nevojshme të thuash disa faje,duke mos i konsideruar ato si mëkate?Dhe pas një rrëfimi të tillë,çfarë udhëzimesh dhe këshilla more për korrigjimin e jetës sate?
Kur je i sëmurë,nuk është e nevojshme të shkosh te mjeku?Dhe që të rrëfehesh,duhet të shkosh tek ati shpirtëror,i cili është përgjegjës nga Perëndia për këtë.Zoti,mbrëmjen e ditës së parë pas Ngjalljes së Tij,u dha Apostujve këtë pushtet të veçantë duke i dhënë atyre Shpirtin e Shenjtë dhe duke iu drejtuar me fjalë shumë të rëndësishme:”Merrni Shpirtin e Shenjtë,nëse ua falni mëkatet,do tu jenë falur,atyre që do t’ua mbani,do tu mbahen”.

 

Marrë nga libri :”BANJA E SHPIRTIT”
Manastiri i Hershëm i Paraklitit (Ngushëllimtarit)
Oropos-Atikë, Greqi

 

Ku duhet të rrëfehemi!