Plaka analfabete që mësoi përmendsh Ungjilin!
Një grua plakë analfabete por shumë besimtare,dëgjoi një ditë në Kishë predikuesin që thoshte:
-Ai që nuk lexon Biblën,nuk do të shpëtoj!
Sa e dëgjoj këtë u trishtua shumë dhe I thotë vajzës kur u kthye në shtëpi :
-Unë do shkoj ferr sepse nuk lexoj Biblën!
Vajza u mundua ta qehtësonte,por ishte e kotë.
Shkoi dhe takoi një murg që ta ndihmoj.
-At,i thotë,nuk do shpëtoj sepse nuk e lexoj Biblën,sepse jam analfabete!
Murgu e qehtësoi dhe i tha :
-Dhe si Do të shpëtojnë kaq e kaq analfabet?
Kemi shumë Shenjtorë që nuk dinin shkrim e këndim.Ata si shpëtuan? Nuk e sjellin shkronjat shpëtimin dhe nuk të çon analfabetizmi në ferr.
Do shkosh në shtëpi dhe do vendosësh dorën te faqa e parë e Ungjillit dhe pastaj lutu duke thënë:”O Zot Jesu Krisht,vendosi në zemrën time ato që shkruan në Ungjill.
Ditën tjetër do e vendosësh dorën te faqa e dytë.
Plaka e zbatoi porosinë e murgut për muaj me radhë.
Një ditë dëgjoi nipërit duke sharë dhe ju thotë:-Mos gjykoni që të mos gjykoheni!
E bija e dëgjoi dhe shtangu!
-Kjo që the tani shkruhet në Ungjill, i thotë vajza,ku e dëgjove?
-Më doli nga zemra ,i përgjigjet nëna!
Që nga ai moment,plaka analfabete filloi të flasë me fjalët e Ungjillit pa e kuptuar.
Kjo ndodhi sepse iu bind fjalëve të murgut dhe Zoti ia mbolli në zemër fjalët e Ungjillit.
Besimi do të na shpëtoj,jo dijet.Dhe Krishti vetë i zgjodhi pa shkollë nxënësit e Tij që të na tregoj se mund të të bëj të mençur edhe kur je analfabet mjafton të kemi besim dhe përulësi.
Gjerond Efremi i Skitit të Shën Andreas.
Përkthyer nga A. Marini