Dëshmore Andonina
Bijë e Nikeas, në Vithini, në veriperëndim të Azisë së Vogël, u kap si e krishterë dhe e tërhoqën deri para antikrishtit maniak, perandorit Maksimian (286-305).
Meqë i foli me zjarr për hyjninë e Krishtit, e rrahin duke e goditur në gjoks, e torturojnë dhe e burgosin. Pastaj e varin në dru, e djegin në brinjë dhe i çajnë mishin, por në kohën që vuan i poshtëron perënditë e kota dhe marrëzinë e mbretit.
Që të ndëshkohet, e rrahin brutalisht. I afrohen xhelatët për të ekzekutuar urdhrin, por arrijnë engjëjt dhe e ruajnë. Pastaj i shkojnë nëpër duar shufra hekuri të skuqur, por ndërkohë nga të çarat e plagëve çlirohet aromë e këndshme! Po kështu edhe kur i shpojnë kyçet. Në vazhdim e shtrijnë mbi një skarë të skuqur, por mbetet e pacënuar. Pas këtyre torturave e burgosin për dy vjet ku kalon shumë mundime, derisa fryma e saj e pathyer fluturon e lirë në Qiell, ndërsa po e mbytnin në liqenin e Nikeas, të mbyllur në një thes.
Nga parajsa e shenjtorëve II
Botim i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë