Fjalë të urta!
Zemra e butë do gjej butësi dhe zemra mëshiruese do gjej mëshirë.
Ai që vuan padrejtësitë nga njerëzit,lahet prej mëkateve dhe gjen ndihmën përkatëse në trishtime.
Ai që beson ç’farë thotë Krishti për shpërblimin,duron ç’do padrejtësi,sipas besimit të tij.
Ai që lutet për ata që i bëjnë padrejtësi,godet me forcë demonët,ai që kundërlufton lëndohet nga demonët.
Më mirë të bëjnë padrejtësi njerëzit sesa demonët.Ai që e kënaq Zotin,i ka mposhtur të dy.
Ai që zemërohet me të afërmin e tij për para ose për lavdi,nuk ka mësuar se Perëndia sistemon ç’do gjë me drejtësi.
Mos kërko të dëgjosh për fatkeqësi njerëzish të cilët i ke armiq,sepse gjithë ata që dëgjojnë me kënaqësi të tilla lajme,korrin frytet e synimeve të tyre të këqija.
Është e pamundur të fali dikush me zemër gabimet e tjetrit nëse nuk ka dituri të vërtetë shpirtërore,sepse ajo(dituria shpirtërore ) shfaq tek secili trishtimet e tjetrit sikur të jenë dhe të atij.
Ai që ofendohet nga tjetri dhe nuk grindet as me mendje dhe as me fjalë,ai ka dituri shpirtërore të vërtetë dhe tregon besim të plotë te Zoti.
Zemra e butë do gjej butësi dhe zemra mëshiruese do të gjej mëshirë.Por është mëse e qartë edhe e kundërta.
Ava Marko