Forcomë o Zot!
O Zot Jesu Krisht o Perëndia im,më jep në ditë të mbarë,të pamëkatshme dhe të papërlyer.
O Zot mos më braktis.
O Zot mos u largo prej meje.
O Zot shtrije dorën tënde të më ndihmosh.
O Zot forcomë në frikën tënde.
O Zot,mbille këtë frikë dhe dashurinë tënde në zemrën time.
O Zot,mësomë të bëj dëshirës tënde.
O Zot,dhuromë vajtim të vazhdueshëm dhe pendim dhe kujtim të vdekjes.
O Zot çliromë nga ç’do tundim të shpirtit dhe të trupit.
O Zot dëbo prej meje ç’do mendim të dëmshëm,të njollosur dhe kryengritës.
O Zot shfaros prej meje plogështinë,përtacinë,hidhërimin harresën pandjeshmërinë,lodhjen dhe rrobërimin e mendjes sime.
O Zot siç di dhe siç shikon,mëshiromë dhe falmë ç’do paudhësi timen.Dhe në qetësi,në pendim të mirë,në hetim të pahezitueshëm dhe në besim të pastër e të papërlyer vepro me mirëdashjen Tënde që të dalë shpirti im i mjerë nga ky trup i shkretë.Amin!
Oshënar Paisi i Madh!
Marrë nga libri:” Banja e shpirtit “
Manastiri i Hershëm i Paraklitit
Oropo-Atikë