/ Predikime-Katekizma- Artikuj / VAKSINA MË E MIRË KUNDRA COVID-19!

VAKSINA MË E MIRË KUNDRA COVID-19!

 

Të gjithë njerëzit po presin me ankth vaksinën kundër këtij koronavirusi.

Sado përpjekje po bëhen përsëri faktori kohë është i pashmangshëm dhe dita për t’u vaksinuar të gjithë njerëzit duket e largët.

Atëhere çfarë duhet të bëjmë, të presim me ankth derisa të dali vaksina.

Jo, ne mund t`ia prodhojmë vetëvetes këtë vaksinë shpëtimtare, është shumë e lehtë, nuk kërkon miliarda dollar, kohë dhe vend.

Aty ku je i karantinuar nga frika e enfektimit, fillo vetë, ose më mirë me të gjthë familjen dhe ktheu nga lindja e diellit bjer në gjunjë dhe fillo të lutesh: “O Zoti Jisu Krisht Dielli i Drejtësisë, Shërues i çdo sëmundje të shpirtit edhe trupit, na i fal mëkatet tona,me dashje pa dashje, me mendime, fjalë dhe veprime, me veten, të tjerët dhe me vetë djallin armikun tonë të përbashkët, që e largojnë mbrojtjen Tënde dhe i jep të drejta atij dhe veglave të tij të na tiranizojnë shpirtrat me ankthin e vdekjes dhe të na sëmuri trupat me viruse vdekjeprurëse.

Të të vij keq për ne mëkatarët e të pavyerit që nuk e meritojmë mëshirën tënde, por i meritojmë të gjitha këto edhe më të frikëshme se këto, por për hir të dashurisë tënde flijuse në Kryq për ne edhe nga ne,me ndërmjetimet e Hyjlindëses dhe Gjithmonë Virgjëreshën Mari dhe gjithë engjëjve dhe shenjtorëve të tu, na fal i mëkatet, na ndihmo që sa më shpejt me hirin tënd ta mundim këtë djall-virus, sepse njeridashja jote nuk e do vdekjen e mëkatarit dhe krijesës tënde, por të mbetet e të jetë gjallë,që të lavdërojmë gjithë ditët e jetë sonë, se i bekuar je dhe ty ta drejtojmë lavdinë bashkë me Atin dhe me Shpirtin e Shenjtë, tani e Përherë e në jetë të jetëve. Amin .

Të dashur më Krishtin lutja me, besim, pendim rrëfim dhe shpresë të bashkon me Zotin dhe është vaksina më efikase për shërimin e shpirtit nga dëshpërimi dhe trupit nga sëmundja, sepse lutja ndriçon mëndjen, e energjizon shpirtin dhe shëron trupin me Hirin jetëdhënës të Perëndisë.

Vaksinoni çdo ditë veten edhe të afërmit tuaj me lutjen dhe nuk do të keni nevojë të prisni me ankth deri sa të dalë vaksina, sepse do jeni të shëruar nga Ai që tha tek gruaja me emoragji të pashërueshme nga mjekët: “Bijë, besimi yt të shëroi; shko në paqe dhe ji e shëruar nga sëmundja jote!“.(Marku 5:33-34)

 

Miron Çako

 

VAKSINA MË E MIRË KUNDRA COVID-19!