/ Jeta Liturgjike / Psalmi 120

Psalmi 120

Psalmi 120

 

 

I ngrita sytë drejt maleve,

prej nga do të më vijë ndihma?

Ndihma më vjen nga Zoti,

që krijoi qiellin dhe tokën.

Ai s’do të lejojë të të dridhen këmbët,

ai që të mbron nuk do të kotet.

Ja, nuk do të kotet e as nuk do të flejë

ai që mbron Izraelin.

Zoti është mbrojtësi yt,

Zoti është mburoja jote,

ai qëndron në të djathtën tënde.

Dielli nuk do të të godasë ditën

e as hëna natën.

Zoti do të të mbrojë nga çdo e keqe,

Zoti do ta mbrojë shpirtin tënd.

Zoti do të mbrojë vajtjet dhe ardhjet e tua,

që tani e deri në amshim.

 

 

Psalmi 120