/ Predikime-Katekizma- Artikuj / E diela e të paralizuarit

E diela e të paralizuarit

E diela e të paralizuarit

 

 

(Joani 5:1-15)
Ungjilli i sotshëm na flet për një njeri që ishte i paralizuar që prej 38 vjetësh.Jisui i afrohet dhe e pyet:”A dëshiron të shërohesh?”E pyeti për të provuar dëshirën e tij për ndihmë, duke dashur te gjej tek ai një rreze shprese për shpirtin e tij dhe të zgjonte tek ai atë pak besim që mund të kishte.

Gjithmon ekziston rreziku që vuajtjet dhe vështirësitë ta bëjnë njeriun të hidhur,nevrik dhe plot dëshpërim.Krishti ndihmon vetëm ata që duan ndihmë.Perëndia na ndihmon nëse jemi të gatshëm të punojmë së bashku me Të.Ne bëjmë aq sa mundemi,pjesën tjetër e kryen Perëndia.Kështu Jisui e pyet të paralizuarin:”A dëshiron të shërohesh?”

Dhe njeriu i përgjigjet :”O Zot,unë nuk kam njëri që kur të lëviz uji,të më fusë në pellg dhe ndërsa unë jam duke shkuar,një tjetër zbret para meje.

Zot,unë nuk kam njeri të më ndihmojë”.

Dhe përsëri e shikon Jisuin me sy plot shpresë.

” Nuk kam njeri”- thotë,por sytë e tij shikojnë nga Krishti duke thënë:”Do të bëhesh Ti miku im? Do të bëhesh Ti ndihmësi im? Do të më shpëtosh nga vuajtjet?”.

Dhe Jisui i thotë:”Çohu,merr vigun tënd dhe ec!”Dhe menjëherë njeriu u shërua!

Mesazhi që na përcjell Ungjilli i sotshëm është se kurrë nuk jemi vetëm,sepse Krishti është me ne.

Na thotë Zoti në Ungjillin e Joanit:”Unë nuk ju quaj më shërbëtorë,sepse shërbëtori nuk e di se ç’bën i zoti,por unë ju kam quajtur miq,sepse ju bëra të njihni të gjitha gjërat që kam dëgjuar nga Ati im (Jn.15:15).

Emri i parë që iu dha Jisuit para se të lindte ishte “Emanuel”,që do të thotë:”Perëndia është me ne!”.

Fjalët e fundit që u tha Krishti nxënësve të tij përpara se të ngjitej në qiell,ishin premtimi:” Dhe ja,unë jam me ju gjithë ditët,deri në mbarim të botës”.

Në ç’do çast të jetës sonë,në çast vetmie dhe dëshpërimi,në çast vuajtjeje dhe nevoje Krishti është me ne.

Mos i lini zemrat të tremben dhe mos i lini ato të kenë frikë!”.

 

Përkthyer nga N. Ikonomi
 

E diela e të paralizuarit