/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë

 

24 qershori – dita kur festojmë ringritjen kanonike të Kishës sonë –
– 28 vjet më parë, Fortlumturia e Tij, Prof. Dr. Anastasi, u zgjodh Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë –
Më 24 qershor të vitit 1992, Patriarkana Ekumenik zgjodhi Kryepiskopin Anastas në krye të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Ky çast shënoi ripërtëritjen e Autoqefalisë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, të vënë në diskutim nga shkatërrimi total që bëri regjimi komunist. Kjo ngjarje ishte shpallje e lajmit të mirë se Kisha e Shqipërisë jetonte dhe askush nuk do të mundte më t’i ndalonte veprën shpirtërore të ndriçuar nga Perëndia në dobi të gjithë shoqërisë shqiptare.
Fronëzimi i Kryepiskopit u krye, pas një sërë negociatash me autoritetet shqiptare kompetente, në Kishën Katedrale “Ungjillëzimi i Hyjlindëses” në Tiranë, më 2 gusht 1992, në prani të të gjithë klerikëve, si edhe laikëve nga të gjitha dioqezat e Shqipërisë. Gjatë Liturgjisë Hyjnore u lexua zyrtarisht Letra Patriarkale dhe Sinodike (nr. proto 936, 16 korrik 1992), «Drejtuar Klerit dhe popullit të Kishës Orthodhokse të Shqipërisë». Liturgjia Hyjnore, si edhe ceremonia e thjeshtë e fronëzimit u kryen sipas rregullave.