/ Ungjilli i të djelës / Ungjilli Mattheu 8:5-13

Ungjilli Mattheu 8:5-13

Ungjilli Mattheu 8:5-13

 

Mattheu 8:5-13

5 Edhe kur hyri ai në Kapernaum, i erdhi pranë një kryeqindës, duke iu lutur atij, e duke thënë:
6 Zot, shërbëtori im dergjet në shtëpi i paralizuar, edhe mundohet keq.
7 Edhe Jisui i thotë atij: Unë do të vij e do ta shëroj.
8 Edhe kryeqindësi u përgjigj e tha: Zot, nuk jam i denjë që të hysh nën strehën time, por thuaj vetëm një fjalë, edhe shërbëtori im do të shërohet.
9 Sepse edhe unë jam një njeri nën urdhër edhe kam nën veten time ushtarë, edhe i them këtij: Shko, edhe shkon; edhe tjetrit: Eja, edhe vjen; edhe shërbëtorit tim: Bëj këtë, edhe e bën.
10 Edhe Jisui kur dëgjoi u mrekullua, e u tha atyre që i vinin prapa: Me të vërtetë po ju them juve, se as në Izrael nuk kam gjetur kaq besim.
11 Edhe po ju them juve, se shumë do të vijnë nga lindja e nga perëndimi, edhe do të rrinë bashkë me Abrahamin e me Isaakun e me Jakovin në mbretërinë e qiejve.
12 Por të bijtë e mbretërisë do të hidhen në errësirën e jashtme; atje do të jetë të qarët dhe kërcëllitja e dhëmbëve.
13 Edhe Jisui i tha kryeqindësit: Shko, edhe t’u bëftë sikundër besove. Edhe shërbëtori i tij u shërua që në atë çast.

 

Kisha Orthodhokse

Autoqefale Shqipërisë

http://orthodoxalbania.org/

 

Ungjilli Mattheu 8:5-13