/ Predikime-Katekizma- Artikuj / SHPËTIMI NË JISU KRISHTIN, BIRIN E PERËNDISË QË U BË NJERI, NË 1 PERSON ME NATYRË HYJNORE DHE NATYRË NJERËZORE

SHPËTIMI NË JISU KRISHTIN, BIRIN E PERËNDISË QË U BË NJERI, NË 1 PERSON ME NATYRË HYJNORE DHE NATYRË NJERËZORE

SHPËTIMI NË JISU KRISHTIN, BIRIN E PERËNDISË QË U BË NJERI, NË 1 PERSON ME NATYRË HYJNORE DHE NATYRË NJERËZORE

 

SHPËTIMI NË JISU KRISHTIN, BIRIN E PERËNDISË QË U BË NJERI, NË 1 PERSON ME NATYRË HYJNORE DHE NATYRË NJERËZORE.

“Cilësitë e dy natyrave (hyjnore dhe njerëzore), mbeten të plota, por bashkohen në mënyrë të papërzier në një Person të vetëm: madhështia lidhet me përulësinë, pushteti me dobësinë, përjetësia me qenien e vdekshme.

Për të qenë e aftë për të paguar borxhin që ka lidhje me gjendjen tonë, natyra e paprishshme hyjnore bashkohet me atë që prishet dhe vuan, meqë kjo ishte e domosdoshme për të na shpëtuar.

Jisu Krishti u bë njeri, i vetmi dhe i njëjti Ndërmjetësues midis Perëndisë dhe njeriut, vdiq në natyrën e tij njerëzore, ndërsa ishte i pavdekshëm në natyrën e tij hyjnore…

Ai mori formën e skllavit pa njollën e mëkatit, duke e ngritur lart natyrën njerëzore, pa u shkëputur nga Hyjnia. Me anë të kësaj përulësie të vullnetshme, i Padukshmi u bë i dukshëm, dhe Krijuesi, Zoti i të gjitha gjërave, deshi të bëhej si një prej krijesave të Tij të vdekshme, e kjo nuk është pakësim i fuqisë së Tij, por një denjim i mëshirës së Tij të pamasë…

Kështu, Biri i Perëndisë erdhi në këtë botë, duke zbritur prej banesës së Tij qiellore, por pa e braktisur lavdinë e Tij pranë Atit…

I njëjti Person, është në këtë mënyrë në të njëjtën kohë Perëndi i vërtetë dhe njeri i vërtetë; dhe ky bashkim është i pastër, sepse përfshin njerëzoren e njeriut dhe madhështinë e Perëndisë…

Kisha Katholike (Universale) jeton dhe do të vazhdojë gjithmonë me këtë besim, se në Jisu Krishtin, nuk ka natyrë njerëzore pa atë të vërtetë hyjnore ose nuk ka Hyjni pa natyrën njerëzore”.

 

Nga jetëshkrimi i shën Leonit të madh, Episkop i Romës, shek.5.

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë