/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Veprat e Apostujve

Veprat e Apostujve

Veprat e Apostujve

 

 

Veprat e Apostujve
Vep.6:1-7

1 Edhe në ato ditë kur po shumoheshin nxënësit, u bë një ankim prej Greqishtarëve kundër Hebrenjve, se të vejat e tyre po liheshin pas dore në shërbimin e përditshëm.
2 Atëherë të dymbëdhjetët thërritën grupin e nxënësve, e thanë: Nuk është e pëlqyeshme për ne të lëmë fjalën e Perëndisë, e të shërbejmë nëpër tryezat.
3 Mendohuni pra, o vëllezër, e zgjidhni prej jush shtatë burra me dëshmi të mirë e të mbushur me Frymë të Shenjtë e me urtësi, të cilët t’i vëmë në këtë punë.
4 Kurse ne do të qëndrojmë në falje e në shërbesën e fjalës.
5 Edhe kjo fjalë u pëlqye përpara të gjithë grupit; dhe zgjodhën Stefanin, burrë plot me besim e me Frymë të Shenjtë, edhe Filipin e Prohorin e Nikanorin e Timonin e Parmenain, edhe Nikollën që ishte prozelit nga Antiokia;
6 të cilët i vunë përpara apostujve; edhe pasi u lutën, vunë duart mbi ta.
7 Edhe fjala e Perëndisë shtohej, edhe numri i nxënësve shumohej fort në Jerusalem; edhe një shumicë e madhe nga priftërinjtë dëgjonin besimin.

Marrë nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë

 

Veprat e Apostujve