/ Ungjilli i të djelës / Ungjilli i të djelës

Ungjilli i të djelës

Ungjilli i të djelës

 

(Mt.4:8-23)

8 Përsëri Djalli e merr në një mal shumë të lartë, edhe i tregon gjithë mbretëritë e botës edhe lavdinë e tyre,
9 e i thotë: Të gjitha këto do të t’i jap ty, në rënç përdhe të më falesh.
10 Atëherë Jisui i thotë atij: Shporru prapa meje, Satana. Sepse është shkruar: “Zotit Perëndisë tënd do t’i falesh, edhe vetëm atë do të adhurosh”.
11 Atëherë Djalli e lë atë. Edhe ja engjëjt tek erdhën pranë e i shërbenin.
12 Edhe Jisui kur dëgjoi se Joani u dorëzua, iku në Galile.
13 Edhe si la Nazaretin, erdhi e ndenji në Kapernaum që është pranë detit, në kufijtë e Zabulonit edhe të Neftalimit,
14 që të përmbushet ç’është thënë nga profeti Isaia, që thotë:
15 “Dheu Zabulon edhe dheu Neftalim, në udhën e detit përtej Jordanit, Galilea e kombeve,
16 populli që rrinte në errësirë pa dritë të madhe, edhe atyre që rrinin në vend e në hije vdekjeje u lindi dritë”.
17 Që atëherë Jisui filloi të predikojë e të thotë: Pendohuni, sepse u afrua mbretëria e qiejve.
18 Edhe tek ecte pranë detit të Galilesë, Jisui pa dy vëllezër, Simonin, që thirrej Pjetër, edhe Andrean, vëllanë e tij, duke hedhur rrjetën në det; sepse ishin peshkatarë.
19 Edhe u thotë atyre: Ejani pas meje, edhe do t’ju bëj peshkatarë njerëzish.
20 Edhe ata menjëherë lanë rrjetat, e shkuan pas tij.
21 Edhe si shkoi më tej, pa dy vëllezër të tjerë, Jakovin, të birin e Zebedeut, edhe Joanin, të vëllain e tij, në lundër bashkë me Zebedeun, të atin e tyre, duke rregulluar rrjetat e tyre, edhe i thirri ata.
22 Edhe ata përnjëherë lanë lundrën edhe të atin e tyre, edhe shkuan pas tij.
23 Edhe Jisui vinte përqark gjithë Galilesë, duke mësuar nëpër sinagogat e tyre, edhe duke predikuar ungjillin e mbretërisë, edhe duke shëruar çdo sëmundje e çdo lëngatë në popull.

 

Marrë nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë