/ Ungjilli i të djelës / Ungjilli i të djelës Mt.9:1-8

Ungjilli i të djelës Mt.9:1-8

Ungjilli i të djelës Mt.9:1-8

 

Shërimi i të paralizuarit

1 Edhe si hyri në lundër, u hodh përtej, e erdhi në qytetin e tij.
2 Edhe ja tek i prunë një të paralizuar të dergjur mbi shtrat; edhe Jisui si pa besimin e tyre, i tha të paralizuarit: Merr zemër, o bir, të janë falur mëkatet.
3 Edhe ja ca nga shkruesit tek thanë me veten e tyre: Ky po blasfemon.
4 Edhe Jisui si pa mendimet e tyre, tha: Përse mendoni ju ligësira në zemrat tuaja?
5 Sepse ç’është më lehtë, të them: T’u falën mëkatet; apo të them: Ngrihu e ec?
6 Po që ta dini se i Biri i njeriut ka pushtet mbi dhe të falë mëkate, – atëherë i thotë të paralizuarit: – Çohu, ngri shtratin tënd, edhe shko në shtëpinë tënde.
7 Edhe ai u ngrit edhe shkoi në shtëpinë e tij.
8 Edhe turmat, kur panë, u çuditën, edhe lavdëruan Perëndinë, që u dha njerëzve një pushtet të këtillë.

 

Marrë nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë