Bukuria e jashtme!
Tregohet se e Tërëshenjta dikur kalonte nëpër një kopësht të bukur, me lule shumë . Një prej këtyre luleve i bëri aq shumë përshtypje, sa u aftrua ta këpusye, por kur e mbajti erë, pa se lulja nuk kishte fare erë! Një gjë e ftohtë!
Kishte vetëm një bukuri të jashtmeqe të magjepste.
Hyjëlindëses i erdhi aq keq për atë lule të bukur por pa aromë saqë e përkëdheli dhe tha:
E gjora lule! Pse nuk mban erë?
Dhe kur duart e Virgjëreshës Mari e prekën lulen, atëherë ajo lëshoi menjëherë një aromë të tillë, saqë tani ata që kalonin pranë atij kopshti pyesnin: Çfarë arome është kjo!
A e dini sa njerëz duken si kjo lule? Njerëz që kanë pamje të jashtme, por nga brenda nuk kanë erë të mirë dhe disa lëshojnë edhe një erë të keqe.
Por kur njerëzit kanë një marrëdhënie me Virgjëreshën Mari, menjëherë gjithçka ndryshon, ndryshon dhe bëhet si ajo lule aromatike.
Dimitrios Panagopoulos Predikues
Përkthyer nga M.Vasili