Didaktikë
Ndjeni frikë dhe zhgënjim? Kthehuni
te Krishti. Duajeni Atë thjesht, me përulësi, pa kërkesë dhe Ai Vetë do t’ju lehtësoj.
Mos zgjidhni mënyra negative për korrigjimin tuaj. Nuk ke pse të frikësohesh nga djalli, as nga ferriapo ndonjë gjë tjetër. Ata krijojnë një ndikim.
Unë gjithashtu kam një përvojë të vogël me këto. Çështja nuk është të rrish të përpitesh dhe të shtrëngohesh për tu përmirësuar.
Qëllimi është të jetosh, të studiosh, të lutesh, të përparosh në dashuri, në dashurinë e Krishtit, në dashurinë për Kishën”.
Shën Porfiri
Përkthyer nga M.Vasili