Rëndësia e shpëtimit
Heb:1:10-2:3
10 Edhe: “Ti në fillim, o Zot, themelove dhenë, edhe punë të duarve të tua janë qiejt.
11 Ata do të prishen, po ti mbetesh; edhe të gjithë si rrobë do të vjetërohen,
12 edhe si të veshur do t’i mbështjellësh ata, edhe do të ndërrohen; por ti je po ai, edhe vitet e tua nuk do të shterrojnë”.
13 Edhe cilit prej engjëjve i tha ndonjëherë: “Rri në të djathtën time, deri sa të vë armiqtë e tu nënkëmbje të këmbëve të tua”?
14 A nuk janë të gjithë frymëra shërbyese, që dërgohen për shërbesë për ata që kanë për të trashëguar shpëtim?
2
1 Prandaj duhet ne më tepër t’ua vëmë veshin atyre që dëgjuam, se mos shkasim ndonjëherë.
2 Sepse nëse doli e vërtetë fjala që u fol me anë të engjëjve, edhe çdo shkelje e mosdëgjim mori shpagim të drejtë,
3 atëherë si do të shpëtojmë ne, në e lëmë pas dore një shpëtim kaq të madh? i cili, pasi zuri të flitet prej Zotit, u vërtetua ndër ne prej atyre që e dgjuan.
Marrë nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë