Djalli dhe punët e tij
Shkruan arqimandrit +at Epifan Haxijangu
- I. Demonizimet – Magjitë
Ekziston djalli?
Shumë njerëz nuk besojnë që ka djall. Por djalli është pjesë e realitetit. Për këtë n’a siguron libri i Perëndisë, Shkrimi i Shënjtë. Ekzistencën e tij e vërtetojnë po ashtu dhe fenomenet e përmbinatyrshme dhe të vërteta që kryen djalli me organet e tij të ndryshme. Suksesin më të madh djalli e korr kur arrin të n’a bindë që nuk ekziston djalli.
Sipas Shkrimit të Shënjtë pra, djalli në fillim ishte ëngjëll i ndritur plot dritë, quhej Eosfor. Në një moment deshi në mënyrë arrogante të bëhej dhe ai Perëndi dhe t’a ngrinte fronin e tij më lart se yjet. Menjëherë ra poshtë si vetëtimë prej qiellit duke rrëmbyer me vehte dhe një nga ushtëritë e ëngjëjve. Të gjithë këta ëngjëj u bënë “ëngjëj të pafundshmërisë/errësirës”, demonë.
Djalli, ose Satanai, është armiku më i madh i njeriut. E urren për vdekje njeriun, ashtu si dhe gjithë krijesat e Perëndisë. Djalli ishte shkaku që mëkatoi njeriu dhe të hidhej jashtë Parajsës. Më tej bëri gjithçka të mundur që t’a çonte njeriun në mashtrim, në degjenerim moral, në prishje dhe shthurrje.
Por Perëndia si njeridashës që është, nuk e la krijesën e tij të torturohet dhe të vuajë. Me mishërimin e Tij, me mrekullitë e Tij, me mësimet e Tij hyjnore, me vdekjen e Tij mbi Kryq dhe më pas Ngjalljen e Tij të lavdishme “dërrmoi prangat e punëve të djallit”, dhe shpëtoi njerëzit nga tirania e tij.
Me punën shpëtimtare të Krishtit, djalli nuk është më “sundues i botës”. Fuqia e tij u kufizua, por nuk u zhduk tërësisht. Vazdhon edhe pas ardhjes së Krishtit në tokë të veprojë me energjitë e tij nëpër botë, sa herë dhe me aq sa i lejon Zoti, dhe do të vazhdojë kështu deri në Ardhjen e Dytë të Krishtit kur të bëhet dënimi i tij përfundimtar.
Si vepron djalli?
Në vazhdim do të përmendim disa nga punët e satanait të cilat dëshmojnë ekzistencën e tij si dhe urrejtjen e tij pa fund ndaj njeriut.
1.Të demonizuarit
Prova më bindëse e ekzistencës së djallit janë njerëzit e demonizuar. Njerëzit e demonizuar janë njerëz brenda të cilëve, me lejimin e Perëndisë, jetojnë dhe veprojnë demonët. Kur e zë kriza një të demonizuar, bën veprime të frikëshme dhe mbinjerëzore. Fytyra tij shndërrohet krejt duke u bërë e egër, tund me shpejtësi kokën dhe e kthen nga mbrapa, nxjerr thirrje të llahtarshme, shan dhe thotë fjalë turpe, nxjerr shkumbë nga goja, hidhet në zjarr, në ujë etj.
Këto fenomene bëhen zakonisht kur është hëna e plotë. Dhe këtë gjë e bën djalli, pikërisht atëhere, me qëllim që të bindë njeriun që hëna ka fuqi mbinatyrore ndaj njeriut.
Kryen veprime të mbinatyrshme: njeriu i demonizuar i zgjidh prangat me të cilat e kanë lidhur sikur të ishin penjë, i thyen me dorë gurët prej çimentoje sikur të ishin shkarpa (karateja pra…) dhe të gjitha këto pa pësuar asgjë.
Zbulon të fshehta personale të njerëzve, apo mëkata që ka bërë dikush (zakonisht ato mëkatat që nuk janë rrëfyer), dhe e poshtëron tjetrin në publik.
Gjatë kohës së Liturgjisë Hyjnore, ose kur ndodhet përpara lipsanash shënjtorësh ndjen zjarr që e djeg. Përpara Kryqit të Zotit ndjen që po therret.
Të gjitha këto nuk janë fenomene thjesht natyrore, as sëmundje nervash. Janë veprime të mbinatyrshme të frymërave të ndyra të cilat ndodhen brenda njeriut të mjerrë.
Shkaqet e demonizimit
Nëse do t’a kishte në dorë djalli, do të hynte brenda të gjithë njerëzve dhe do t’i demonizonte të gjithë. Por këtë gjë nuk ia lejon Perëndia. Lejon vetëm në raste të veçanta të ndodhë një gjë e tillë, dhe këtë gjë e lejon për arësye të cilat i di vetëm Ai.
Zakonisht, lejon Perëndia djallin të hyjë në ndonjë njeri:
1) Në qoftë se ai njeri ka shkuar në magjistarë. 2) Në qofte se ka kryelartësi të madhe, dhe e lejon Zoti këtë gjë me qëlllim që të përulet. 3) E lejon Zoti djallin të hyjë në ndonjë njeri me qëllim që t’u japë mësim të mirë prindërve për ndonjë mëkatë të madhe që mund të kenë bërë. 4) Ka patur raste që janë demonizuar fëmijë kur i kanë mallkuar, ose kur nëna e tyre ju ka thënë “ju marrtë djalli”.
Se si shërohen të demonizuarit do t’a shtjellojmë më poshtë. Por duhet të dini që mundet që për shkak të së keqes që ndodh të pendohet edhe i demonizuari edhe gjithë familja e tij, dhe kështu duke shkuar në Kishë, me lutjet, parakliset dhe kreshmët e tyre të shpëtojnë.
2. Magjitë
Shumë veta thonë që magjitë nuk janë të vërteta. E megjithatë janë të vërteta. Shpesh-herë dëgjojmë shumë njerëz të ankohen nga dhimbje koke apo sëmundje të tjera, pa patur ndonjë shkak natyror. Gjithashtu vihen re shpesh-herë sherre dhe shamata pa asnjë shkak nëpër familje, prishje të fejesave apo martesave, dështime apo disfata të njëpasnjëshme në jetë etj. Të gjitha këto mund të lidhen me objekte të ndryshme që mund t’i kenë lënë nëpër oborret e shtëpive të tyre, si përshembull qime, krërë, sapunë, kocka prej lakuriq-nate, qirinj, kordele, thonj etj.
Si bëhen magjitë
Magjia në esencë nuk është tjetër gjë veçse adhurim i djallit, i satanait, i shejtanit, i qoftë largut. Magjistarët dhe magjistaret janë “priftërinjtë” e djallit. Me thirrje dhe lutje të ndryshme satanike derdhin energjinë e tyre demoniake mbi objekte të ndryshme. Kjo energji demoniake më pas transferohet mbi atë i cili e merr atë objekt.
Kujdes të madh ju lutem! Mund të dëgjojmë magjistarët t’i luten Perëndisë, Hyjlindëses Mari, apo shënjtorëve; mund të shohim që kanë edhe ikona, temjan etj.
Akoma më tepër, mund të përdorin dhe “ujin e nxehtë” që përdoret gjatë Liturgjisë Hyjnore, apo ujë të bekuar (ajazmo). Le të mos e lemë djallin të n’a i hedhë. Shkrimi i Shënjtë thotë që djalli me qëllim që të mashtrojë dhe të tërheqë në udhën e tij njeriun, akoma dhe në ëngjëll drite shndërrohet (Let. II-të e Pav. Korinth. 11:14).
Veprimi i magjisë
Magjistarët mund të veprojnë mbi natyrën e pallogjikshme. Për shembull, mund të ndërhyjnë me energjinë e tyre dhe të shkaktojnë dëme në bujqësi, ose të ngordhin kafshë etj. Por kryesisht veprojnë ndaj njeriut.
Paraqiten si njerëz të mirë dhe ju premtojnë viktimave të tyre që do t’iu japin çfarë të duan: pasuri, punë, bashkim në rastin e çifteve, shërim nga sëmundje të ndryshme etj. (magjia e bardhë në terminologjinë e tyre). Disa nga këto gjëra dhe mundet edhe t’i realizojnë, me lejimin e Perëndisë sigurisht. Por rezultati përfundimtar është e keqia që i shkaktohet njeriut nga këto punë.
Shën Joan Gojëarti thotë që “edhe sikur të të shërojë djalli, mos mendo se të bëri mirë. Ndofta i bëri mirë trupit por dëmtoi tepër rëndë shpirtin tënd. Sepse djalli vetëm të keqen di të bëjë. Unë do preferoja më mirë të vdes sesa të rend në armiqtë e Krishtit.”
Përveç këtyre pra, magjistarët dhe magjistaret kënaqin dhe pasionet hakmarrëse të njerëzve. Kështu shkakton urrejtje dhe poterre me qëllim që të ndahen çiftet bashkëshortore, të ndodhin sëmundje të pashërueshme, të shkaktohen aksidente, vrasje, të kryhen krime makabre etj. (magjia e zezë sipas magjistarëve).
Dhe të gjitha këto bëhen me pagesë të madhe parash. Shpesh-herë me mashtrime dhe premtime të gënjeshtërta marrin pasuri të tëra nga njerëz naivë.
Në mbledhjet e tyre adhuruese të magjisë së zezë bëhen gjëra të frikëshme dhe të llahtarshme. Mblidhen në vende të izoluara, pyje, qilare apo vënde të tjera si këto. Në këto vënde prania e gjakut është e domosdoshme. Për këtë arësye vrasin njerëz – preferojnë fëmijë – ose vrasin kafshë dhe thithin gjakun e tyre. Përveç këtyre bëjnë dhe orgji të turpshme. Simbol të tyre kanë yllin hebraik me pesë cepa.
Mësyshja
Një lloj tjetër magjie që përdorin është dhe mësyshja – të marrët më sy. Njerëz të liq shohin me sy demoniak tjetrin që është mirë (gëzon shëndet, është i lumtur, ka para, është i pashëm, ka suksese në jetë etj.) dhe me bashkë-energjinë e satanait i shkaktojnë të keqe.
Në këto raste duhet të rendim menjëherë në Kishë, dhe vetëm në Kishë, ku prifti n’a lexon një lutje/efqi të veçantë kundër mësyshjes. Asnjëherë nuk duhet të shkojmë në gra që largojnë mësyshjen me “këndime”, gra kurbate/evgjite apo persona të tjerë, sepse mund të jenë magjistare apo magjistarë dhe mund të shkaktojnë probleme akoma më të mëdha.
Kë zenë magjitë
Magjitë zenë ata njerëz të cilët nuk jetojnë ndërgjegjshmërisht jetë kristiane. Më konkretisht, magjitë zenë:
Gjithë ata që jetojnë në mëkatë (kurvëri, shkelje të kurorës bashkëshortore etj). Gjithë ata që nuk venë në Kishë dhe nuk ndjekin Liturgjinë Hyjnore. Liturgjia Hyjnore është zjarr që djeg të ligun. Magjia ze gjithashtu edhe të gjithë ata që nuk shkojnë në rrëfim dhe nuk kungohen.
Armët kundër djallit dhe magjisë
Gjithmonë të varim kryq në qafë dhe t’a kemi gjithnjë me vehte. Të bëjmë kryqin shumë herë gjatë ditës dhe natës. “O Zot, armë kundër djallit n’a dhe Kryqin Tënd” thuhet në një nga himnet e të Djelës së Kryqit. “Shënja e Kryqit mposht çdo magji”, n’a thotë Shën Athanasi i Madh. Lipsanet e shënjtorëve i bëjnë demonët të largohen me vrap. Duhet të kemi Ungjill[1] në shtëpi dhe t’a studiojmë çdo ditë e çdo natë. “Shtëpisë që ka Ungjill (dhe e lexon) nuk i afrohet djalli” n’a thotë ati ynë ndër shënjtorët Shën Joan Gojëarti.
Lutja dhe kreshma. Krishti iu tha dishepujve të Tij kur shëroi një të ri të demonizuar: “ky komb demonësh nuk del përveç se me lutje dhe agjërim” (Matth.17:21).
Efqelia. Një magjistare pasi u bë një efqeli në një shtëpi thërriste: “dikush më lidhi duart”.
Ajazmo. Ajazmoja është zjarr që djeg djallin.
Rrëfimi. I tha një djall dikur një asketi: “ia kam shumë frikën asaj banjës që bëjnë të Krishterët” dmth rrëfimit.
Kungata Hyjnore. Është arma më e fortë kundër djallit. Mjafton vetëm të kungohemi denjësisht, duke plotësuar pra të gjitha detyrat shpirtërore përpara kungimit “me frikë Perëndie, besë dhe dashuri”, me rrëfim dhe ndërgjegje të pastër. Veçanërisht për të demonizuarit ka lutje/efqi të veçanta që quhen eksorqizmi’. Këto lutje bëhen në raste të veçanta dhe vetëm nga priftërinjtë. Persona të tjerë (magjistarë, eksorqistë etj) jo vetëm që nuk mund të nxjerrin djajtë, por e keqësojnë gjendjen akoma më tepër.
E njëjta gjë edhe për mësyshjen. Askush nuk ka të drejtën e largimit të syrit të lig përveç priftit.
Dhe së fundi, duhet mbi të gjitha njeriu të përpiqet çdo ditë të bëjë jetë të Krishterë duke zbatuar porositë e Perëndisë.
Larg magjistarëve/magjistareve
Në ditët tona magjia bën kërdinë. U mbushëm plot magjistarë dhe magjistare. Kujdes pra! Magjia është adhurim i djallit. Qëndroni larg magjistarëve dhe gjithçka ka të bëjë me ta (astrologë, medium, ata që thërresin shpirtrat në komunikim, fallxhorë/fallxhore dhe ata/ato që shikojnë filxhanët e kafeve etj etj).
Gjithë ata që thërresin për ndihmë djallin duke shkuar në magjistarë, mohojnë dhe tradhëtojnë Krishtin. Pikërisht për këtë arësye Kisha ka caktuar dënime të rrepta ndaj këtyre njerëzve, deri në 6 vjet nuk lejohet të kungohen. Kurrë të mos harrojmë që Krishti është shumë më i fortë dhe më i fuqishëm se djalli, dhe mundet me një të fryrë t’a bëjë të zhduket. Brenda Kishës shpëtimtare njeriu është i sigurt dhe nuk mund t’a prekë vullneti i të ligut.
Po e mbyllim këtu me fjalët e Shën Nikodhimit Agjioritit (të Malit të Shënjtë): “Magjistarët, magjistaret dhe gjithë sa rendin tek ata nuk kanë vënd në Mbretërinë e Qiejve. Humbin vëndin e tyre në Parajsë. Dhe ku venë? O mjerr për ta! Shkojnë direkt në ferrin e përjetëshëm së bashku me të pafetë dhe idhujtarët (shih Apokalipsin Kr.21:8) dhe atje do të vuajnë më tepër se ata.
Për dashurinë e Krishtit pra, dhe për shpëtimin e shpirtit tuaj, ruajuni, vëllezërit e mij, ruajuni nga magjia. Dhe përsëri ju them, RUAJUNI! Mos shkoni në magjistarë dhe magjistare. Për çdo gjë që të kini nevojë të kërkoni ndihmën e Perëndisë, të luteni që t’ju mbrojë Hyjlindësja e Përmbishënjtë dhe të luteni që të ndërmjetojnë gjithë shënjtorët. Kështu, edhe nga sëmundjet dhe nevojat tuaja do të shpëtoni, por edhe nga ferri i përjetëshëm do të shpëtoni dhe Mbretërinë e Qiejve do të trashëgoni; qofshi pra të gjithë ju të denjë për Mbretërinë e Perëndisë me Hirin e Jisu Krishtit. Amin.”
II. Astrologjia, Shtënia në fall, Spiritizmi, Hipnotizimi, Telepatia dhe Fenomene të tjera psikike
Përveç demonizimeve dhe magjive, djalli vepron në këtë botë edhe me plot mënyra të tjera nëpërmjet funksionarëve dhe përfaqësuesve të tij. Në vazhdim le të shohim disa prej tyre.
1. Astrologjia – Zodiaku dhe Shënjat e Horoskopit
Këto janë përpjekjet për të ditur njeriu të ardhmen e tij duke vrojtuar yjet.
Duhet theksuar që astrologët nuk kanë asnjë lloj lidhje me astronomët të cilët janë shkencëtarë. Astrologët pra duke u bazuar tek yjësitë zodiake të cilave iu përket (shënjat e Horoskopit) – dmth yjësinë në cilën gjendej dielli gjatë muajit kur u linde, të japin të dhëna për karakterin dhe për ato që do të bësh. “Parashikojnë” akoma dhe të ardhmen tënde.
Por a është e mundur që personaliteti dhe karakteri i një njeriu, ashtu si dhe veprimet e një njeriu, të parashkruhen nga yjet e pashpirt të cilat ndodhen tre milion kilometra larg nesh?!
Si t’a shpjegojmë faktin që dy vëllezër binjakë të cilët kanë të njëjtën shënjë zodiake dhe të njëjtin horoskop (horoskopi i referohet orës kur u lind një njeri) kanë karaketere krejt të kundërta dhe zhvillime krejt të ndryshme në jetën e tyre?!
Disa astrologë “profetizuan apo parashikuan” që në vitin 1988 Kristina Onasi do të martohej. Por atë vit ajo vdiq! Sipas astrologëve, çdokush ka mundësi të verë nën kontrollin e vet në fund të vitit të gjitha ato që u shkruajtën në kalendarët almanakë në fillim të vitit. Por do të konstatohet që “parashikimet” e tyre dolën të gënjeshtërta dhe qesharake.
192 shkencëtarë me famë botërore (19 prej tyre të dekoruar me çmimin Nobel) e konsiderojnë astrologjinë mitologji. Është marrëzi pra që dikush – në mënyrë të veçantë ai i shkolluari – të besojë që yjet përcaktojnë ato që do të n’a ndodhin në jetën tonë. Nëse besonim tek diçka e tillë atëherë nuk do të kishim përpjekjet për diçka më të mirë. As keqbërësit nuk do të ishin fajtorë përderisa veprimet e tyre ishin të paracaktuara nga yjet.
Astrologjia pra nuk është asgjë tjetër veçse një çoroditje dhe mashtrim i djallit për të larguar njeriun nga Perëndia e vërtetë. I krishteri, as për shaka nuk duhet të merret me astrologji.
2. Falli
Djalli, duke shfrytëzuar dëshirën e njerëzve për të ditur se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, i tërheq pas duke i shpënë në njerëz të cilët shërbejnë si organet e tij; këto organe të djallit mashtrojnë njerëzit, iu xhvatin shuma të mëdha të hollash dhe më e keqia e të këqiave është se i largojnë nga Perëndia dhe Kisha.
Si i parashikon djalli gjërat? Pikë së pari duhet të theksojmë që i vetmi që njeh të ardhmen dhe çfarë do të ndodhë në të është Perëndia. Demonët, si shpirtra që janë njohin vetëm të tashmen dhe të kaluarën. Por njëkohësisht njohin shumë mirë dhe mendimet e njerëzve të cilët i kanë shtënë nën kthetrat e tyre.
Rjedhimisht mund të n’a thonë se ku ndodhet kyçi që humbëm, ose që pas pak kohe do të marrim një letër, ose që një aeroplan do të pësojë aksident sepse shohin që ka një difekt i cili deri tani nuk është konstatuar, ose n’a thonë që së shpejti do të bëhet një krim i madh të cilin e ka përpiluar në mëndje një vrasës etj, etj.
Por për të ardhmen nuk dinë absolutisht asnjë gjë. Çfarëdo që mund të thonë nuk është gjë tjetër veçse një probabilitet, një mundësi që mund të ndodhë kështu apo ashtu, dhe zakonisht në shumicën e rasteve asgjë prej “parashikemeve” të tyre nuk del.
Këta pseudo-profitë, të cilët komunikojnë me djalllin janë fallxhorët dhe fallxhoret, të cilët i kanë fillimet që në lashtësi (si p.sh. fallxhorët e Delfit, të Pithisë, Kahlës, vajzat e Filipianëve etj.).
Të tjerë parashikojnë fatin duke lexuar pëllëmbën e dorës, siç bëjnë evgjitërit dhe kurbetët. Disa të tjerë bëjnë parashikime duke vrojtuar shpendët (fat-rrëfyesit).
Dy janë llojet më të njohura të fallxhorëve:
a) Fallxhorët e letrave, dmth hedhja në fall me letra për të marrë dikush informacion. Kjo metodë përdoret tepër nga fallxhoret e letrave. Të shumtë janë njerëzit naivë dhe syleshë që shkojnë tek to për të marrë informacione për të ardhmen e tyre.
b) Filxhani i kafesë. Ky është lloji më i përhapur i fat-rrëfimit i cili fatkeqësisht vihet re edhe tek njerëz të cilët thonë se janë njerëz të Kishës. Nëpërmjet filxhanit të kafesë kafexhesat “parashikojnë” fatin, gjoja të ardhmen. Edhe filxhani i kafesë është një mëkat i madh dhe nuk duhet lejuar as edhe për të bërë shaka.
Të njëjtin mëkat kryejnë edhe ata që rendin tek ëndërr-shpjeguesit për të shpjeguar ëndrrat që shohin. Njeriu nuk duhet të mbështetet apo të besojë ëndrrat të cilat janë thjesht figura të subkoshiencës tonë. Është e mundur që djalli të n’a sjellë ëndrra të këqia me qëllim që të n’a frikësojë dhe të n’a dëshpërojë. Dhe kjo ndodh kur ne nuk bëjmë ashtu siç duhet lutjen përpara se të biem të flemë. Për çfarëdo lloj problemi që mund të shkaktohet nga një ëndërr le të këshillohemi me atin tonë shpirtëror.
Duhet t’a kemi të qartë në mëndjen tonë që qëllimi i djallit është që nëpërmjet pseudo-profecive të çorroditë njerëzit duke i çuar ata në udhën e gabuar të mëkatit dhe të humbjes. Në qoftë se n’a i do të mirën djalli, atëherë përse nuk n’a paralajmëron për një vjedhje që ndodh apo për rrëmbimin nga keqbërësit të një aeroplani? Pse nuk i zbulon keqbërësit, vrasësit, terroristët, zjarrvënësit përderisa di gjithçka? Arsyeja është sepse djalli e urren njeriun dhe gjithmonë dëshiron të keqen e tij.
3. Spiritizmi – Medium
Kështu quhet komunikimi me botën e shpirteve të këqia. Njerëzit që kryejnë komunikimin quhen ndërmjetës ose medium. Mediumet pra thërresin, ashtu siç thonë, të vdekurit me të cilët mund të komunikojnë të afërmit e tyre me qëllim që të mësojnë si po kalojnë në botën tjetër, ose për të marrë informacione të tjera.
Disa prej njerëzve që shkojnë në mediumet biseduan, puthën fëmijën apo prindërit që kishin vdekur, apo panë të njohurit e tyre që u shfaqën pas vdekjes.
Besimi ynë i Krishterë nuk i pranon këto fenomene, sepse sipas mësimit të Ungjillit të Shënjtë shpirti menjëherë pas shkëputjes nga trupi shkojnë në vëndin që iu ka caktuar Perëndia deri në ditën e Gjykimit të fundit. Nuk qëndrojnë shpirtet dyzet ditë në tokë ashtu siç besojnë disa, as nuk kthehen shpirtet në këtë botë kurrë.
Zërat e të vdekurve që dëgjohen, ose ashtu siç iu duket disave, nuk janë gjë tjetër përveç se veprime satanike. Demonët fort mirë mund të imitojnë zërin e fëmijëve që janë ndarë prej nesh, ose të marrin zërin e nënës që tashmë ka vdekur.
Mediumet janë organe/mjete dhe shërbëtorë të djallit, dhe të gjithë ata që shkojnë tek ta bien viktima të shpirteve të ndyra dhe mashtruese. Mediumet përdorin edhe ikona të Kishës, sende të shënjta, i nxitin njerëzit të bëjnë lutje dhe të shkojnë në Kishë, të bëjnë ajazmo, paraklise dhe efqeli, për të dëbuar gjoja shpirtet e ndyra.
Shumë herë gjithashtu demonët marin forma të ndryshme dhe pamje të çuditëshme dhe paraqiten si fantazma, shtojzavalle, hije e të vdekurit, xhind etj. Akoma dhe në “ëngjëll drite” (Let. Pav. Korinth.11:14) mund të shndërrohet djalli siç n’a shkruan Apostoll Pavli, me qëllim që të çojë në rrugë të gabuar edhe njerëz të shënjtë, siç lexojmë në jetëshkrimet e asketëve.
Gjithashtu, demonët kanë aftësi të krijojnë zhurma dhe tinguj të çuditshëm, sidomos gjatë natës dhe në vënde të mënjanuara me qëllim që t’i trembin njerëzit.
Fenomene të tjera spiritiste të cilat i shkaktojnë mediumet duke thërritur në ndihmë shpirtet e ndyra, janë zhvendosja apo ngritja nga niveli i tokës i objekteve të ndryshme, si p.sh. trapezat, gotat, akoma dhe njerëzit (meteorizëm)
4. Fenomeni i pirovasisë (ecja zbathur mbi thëngjij të ndezur)
Disa njerëz të caktuar, gjatë ceremonive të tyre fetare dhe duke u ndodhur në gjëndje ekstatike dhe të shtyrë nga histeria e grupeve të mbledhura atje, lozin valle si të tërbuar sipër thëngjijve të ndezur me këmbë të zbathura pa pësuar asgjë.
Ky fenomen, i njohur me emrin “anastenar”, i ka rrënjët në idhullatrinë e lashtë dhe ndeshet deri më sot në popuj idololatrikë. Fatkeqësisht kjo ceremoni satanike ndeshet edhe në disa zona të Greqisë, si p.sh. në Veria, Langadha’, Seres etj. Konsiderohet si zakon popullor dhe bëhet më 21 Maj gjatë festës së Shën Konstandinit dhe Helenës. Anastenarët mbajnë ikonat e shënjtorëve në dorë gjatë kohës që kërcejnë këto valle.
Anastenarët janë të dënuar nga Kisha dhe këto zakone konsiderohen si marrëzi demoniake dhe adhurim i shejtanit.
5. Hipnotizimi/Telepatia
Edhe ky fenomen psiqik ka të bëjë me spiritizmin, ose është degë e spiritizmit. Këto fenomene janë të njëjta me ato të spiritizmit që përmendëm më lart, me të vetmin ndryshim që hipnotistët përjashtojnë elementin supernatyror dhe përpiqen t’i shpjegojnë fenomenet e tyre duke u bazuar tek forcat fizike apo ato psiqike të subkoshiencës.
Pjesë e Hipnotizimit, midis të tjerash, janë edhe fenomenet e mëposhtme:
- Telepatia. Komunikimi prej një distance të largët pa ndihmën e shqisave (shikimit, dëgjimit, etj.) apo mjeteve të tjera teknologjike (telefonit etj.).
- Telelëvizja. Zhvendosja ose deformimi i objekteve të ndryshme prej një distance të largët. Hipnotizuesi Juri Geler mund të përthyejë sende metalike, pirunj, çelësa etj, me “fuqinë e vullnetit” thotë, akoma dhe prej një distance mijëra kilometrash larg.
- Shërimet spiritiste. Operacione pa prekur fare të sëmurin ose pa përdorur asnjë vegël kirurgjikale.
Si përfundim mund të themi që qartazi vërtetohet që veprimet apo fenomenet e Hipnotizimit nuk janë rezultat i nënvetëdijes mendore por thjesht veprime dhe energji të djallit.
6. Muzika-lojërat-filmat
konsiderojmë të domosdoshme të përmendim këtu edhe influencën e theksuar të djallit gjatë viteve të fundit në sektorin e artit dhe të zbavitjes:
- Muzika. Shumë lloje të muzikës së sotshme bashkëkohore përmbajnë melodi dhe ritme të cilat egërsojnë njeriun, si dhe vargje antikrishtërore dhe satanike. Gjithashtu shumë disqe përmbajnë “mesazhe të kundërsjellta të nënvetëdijes” të cilat nxisin dëshira vlasfimie, tendenca për vetëvrasje etj.
- Lojërat. Shumica e lojërave të sotshme, veçanërisht ato elektronike, përmbajnë elemente satanike, nëpërmjet të cilave fëmija ambjentohet dhe përshtatet me të ligun, djallin pra.
- Filmat. Disa filma kinematografikë apo segmente televizive reklamojnë dhe mësojnë gjëra me temë spirtizmin apo magjinë. Një filmë i tillë është dhe filmi Heri Poter (Harry Potter) i cili i lojti nga mëndtë fëmijët e gjithë botës.
7. Metoda jo-orthodhokse të shërimit
Ekzistojnë tregues me baza dhe shqetësime, që disa metoda shërimi, të cilat kohët e fundit janë përhapur në masë, janë të dyshimta dhe kanë të bëjnë me forca supernatyrore (“bio-energjia”, “forca jetësore”, etj.) apo me filosofi kineze (“taoizmi”) etj.
Metoda të tilla shëruese janë omepatia (mjekim me substanca të ngjashme me ato që shkaktojnë sëmundjen), akupuntura (shpimi me gjilpëra), hipnotizimi, joga, terapia e ngjyrave, etj.
Informacione më të shumta për këto mund të gjeni në librin e Athanas Avramidhit, profesor i Mjekësisë në Unviersitetin e Athinës, “Metoda shërimi jo-orthodhokse të kohës së re”.
8. Artet e luftimit
Kemi detyrim shpirtëror t’iu vemë në dijeni që artet e ndryshme të luftimit, si karateja, xhudoja etj., përmbajnë fuqi satanike, të paktën në stadet e tyre të avancuara. Nuk është e mundur që një njeri të thyejë një gur prej betoni me dorë duke përdorur goditje karateje pa patur brenda tij një fuqi mbinatyrore. Veç kësaj, nuk është rastësi që këto lloj artesh e kanë prejardhjen nga Azia dhe kryetarët e tyre kanë lidhje me bestytnitë e lindjes.
“Shikoni të mos gënjeheni” (Lluk.21:8)
Pas gjithë këtyre që thamë por dhe shumë të tjerave që mbase nuk i njohim, duket qartë që djalli këto kohët e fundit po bën përpjekje të shumta dhe maniake me qëllim që të mbizotërojë në gjithë botën dhe të bëhet “mbret i tërë botës” (Let. Pavlit Efes.6:12). Mbase e ndjen që po i afrohet fundi pushtetit të tij dhe për këtë arsye bëhet akoma dhe më i egër dhe agresiv.
Por sado i fortë që të jetë djalli dhe organet e tij, më i fortë nga të gjithë është Perëndia (Let. I Joanit 4:4), i cili do t’i zhdukë “me një të fryrë të gojës së tij” (Let. II Thesalonikasve 2:8).
Ndaj duhet i Krishteri të qëndrojë i fortë dhe të rezistojë burrërisht duke u bazuar në ideologjinë e shëndoshë të besimit tonë, duke patur si armë njohjen e së vërtetës, besimin, lutjen, përmbajtjen, fuqinë e Kryqit dhe veçanërisht dhe mbi të gjitha hirin e Mistereve të Shënjta të Kishës.
Duhet gjithashtu të jetë vigjilent, i pafjetur dhe i kujdesshëm që të mos gënjehet nga i ligu dhe pseudo-profitët e tij, ashtu siç n’a paralajmëron dhe Shkrimi i Shënjtë: “do të ngrihen krishtër të rremë dhe profetë të rremë, dhe do të bëjnë shënja të mëdha dhe çudira, kaq sa do të gënjejnë edhe të zgjedhurit, në mundshin” (Matthe 24:24).
III) Paragjykimet dhe Dhesidhemonitë
Është fakt që jetojmë në një epokë e cila karakterizohet nga një avancim i vrullshëm i Shkencës dhe Teknologjisë. Njeriu ka zbuluar forcat që veprojnë në botën natyrore dhe i përdor duke i zbatuar për gjëra të ndryshme, të cilat janë vërtet për t’u admiruar.
Por pavarësisht nga zhvillimet që kemi arritur, ka shumë njerëz të cilët besojnë tek disa fuqi të cilat nuk ekzistojnë dhe bëhen vartës në jetën e tyre të ngjarjve të parëndësishme apo të fatit. Jeta e tyre drejtohet duke u bazuar në njëmijë e një rregulla apo mos-lejime të cilat iu shkaktojnë stres, shqetësime, pasiguri dhe frikë. Kudo dhe për çdo gjë shohin rreziqe, dështime, sëmundje, vdekje, të këqia. Jetojnë duke u varur nga paragjykime dhe dhesidhemoni, ndaj të cilave nënshtorohen si përfundim duke u bërë shërbëtorë besnikë të tyre.
Dhe të gjitha këto i besojnë jo vetëm njerëzit e thjeshtë dhe analfabetë, por edhe ata të shkolluarit, të cilët për çdo gjë tjetër mohojnë dhe tallen me besimin tek Perëndia, prezenca e të Cilit është tepër e ndjeshme brenda Universit dhe historisë së njerëzimit.
Le t’iu referohemi në vazhdim disa prej tyre.
- Disa besojnë që objekte të caktuara n’a ruajnë nga e keqia. Ndaj varin në qafë rruaza në formë syri, në formë zemre, dhëmb elefanti dhe “haimali” të tjera.
Gjithashtu mbajnë të varura në shtëpi, në dyqane apo brenda makinave “syrin”, hudhra, patkonj, duke patur besim që në këtë mënyrë do të ruhen nga “syri i lig”.
Ç’janë këto o Zot! Të gjitha këto jo vetëm që nuk n’a ruajnë nga e liga por përkundrazi e tërheqin të ligën dhe bëhen shkak të së keqes, përderisa janë simbole të djallit dhe jo të Perëndisë. E liga largohet nëse mban të varur në qafë Kryqin, i cili nuk duhet të mungojë nga qafa e asnjë të Krishteri, dhe Kryqin t’a kesh edhe në shtëpi së bashku me ikonat e tjera dhe të kryeni shpeshherë ajazmo.
Një zakon tjetër pa kuptim është dhe lidhja e verores në dorën e fëmijës që të mos nxihet në verë.
- Paragjykime të tjera lidhen me ngjarje të ndryshme të jetës. Thonë p.sh.
-Në qoftë se një grua me barrë dëgjon zërin e kukuvajkës do të lindë vajzë, nëse dëgjon zërin e bufit do të lindë djalë.
-Që të dalë me sukses një mblesëri duhet që mblesët të dalin nga e njëjta portë në të cilën hynë.
-Kur bëhet dasmë duhet të hedhim orriz mbi çiftin që të zerë rrënjë martesa. Pse kaq thjesht ze rrënjë martesa?!
-Disa njerëz kur shkojnë në varrime thyejnë pjata në shtëpinë e të vdekurit që të trembet vdekja dhe të mos kthehet përsëri. Të tjerë vendosin ushqime në varrin e të vdekurit apo monedha në dorën e të vdekurit, zakone pra krejt pagane.
Dhe më e keqia, të afërmit e të vdekurit nuk shkojnë në Kishë deri 40 ditë, një zakon satanik, përderisa vajtja në Kishë i sjell dobi edhe të vdekurit edhe të afërmve të tij.
-Disa vijnë në Kishë ditën e Vitit të Ri jo për t’u lutur por për t’iu vajtur mbarë fati gjatë vitit. Të tjerë përpiqen që ditën e Vitit të Ri t’iu hyjë në shtëpi për “këmbë” një njeri i mirë që të shkojë mbarë viti. Për të njëjtën arsye disa çajnë një shegë jashtë portës së shtëpisë.
Të qajmë apo të qeshim me të gjitha këto?!
- Të tjerë i kushtojnë rëndësi të madhe shënjave.
-Nëse dëgjojnë zërin e kukuvajkës dridhen dhe tmerrohen sepse thonë që do të ndodhë diçka e keqe. E njëjta gjë edhe nëse dëgjojnë qenin të ulërijë, ose po t’iu presë rrugën macja e zezë, ose po të dëgjojnë portën të kërcasë.
-Nëse qan zogu natën “dikush do të vdesë”, thonë të zverdhur nga frika.
-Nëse të vërshëllen veshi i djathtë do të dëgjosh lajm të mirë, nëse të vërshëllen veshi i majtë do të dëgjosh lajm të keq.
-Nëse të kruhet pëllëmba e dorës ose do të japësh ose do të marrësh para.
Disa kur shohin gërshërën të hapur nxitojnë t’a mbyllin se mos i hajë gjuha e fqinjit.
-Nëse teshtin “dikush po flet për ty”.
-Nëse thyhet një pjatë do të kesh gëzim në shtëpi.
-Nuk bën, thonë disa, të japësh vaj ose maja gjatë natës.
Ku i gjeti e liga nga të gjitha këto? Sa e marrë bëhet krijesa e llogjikshme e Perëndisë kur largohet nga Krijuesi i tij!
- Shumë të tjerë i kushtojnë vëmendje kohës (si periudhë).
-Nuk bëjnë dasma gjatë vitit të brishtë.
-Nuk bëjnë punë të caktuara gjatë ditës së Martë, por s’ka gjë nëse i bëjnë ato punë ditën e Dielë që është dita e Zotit.
-Disa thonë që nuk bën të martohen dy vëllezër apo motra në të njëjtën kohë. Po pse nuk bën?
-A bën të bëjë e njëjta familje edhe përshpirtje edhe martesë brenda një muaji? Sigurisht që bën!
-Plot e plot të tjerë i shmangen numri 13 “sepse sjell fat të lig”.
- Të tjerë i japin rëndësi takimeve.
-Nëse takon filanin në mëngjes do të të vejë dita mbarë. Por nëse takon atë tjetrin çdo gjë do të shkojë ters.
Bile ka nga ata që konsiderojnë si jo për mirë takimin në rrugë me priftin.
Ku arritëm kështu! O njeri, dita jote nuk varet nga takimi në rrugë me njërin apo tjetrin në mëngjes, por varet nëse bëre lutje tek Perëndia që të të ruajë. Të keqen nuk n’a i shkaktojnë këto paragjykime, por mëkatat dhe largimi nga udha e Perëndisë.
-Të tjerë venë re me cilën këmbë do të dalin nga shtëpia, dhe nga ajo do të varet si do t’iu vejë dita.
-Të tjerë venë re se kush do të blerë i pari diçka në dyqanin e tyre. Nga ajo e parashikojnë se si do t’iu vejë dita.
-Një konceptim tjetër tepër i gabuar është ai që kur kungohet e i sëmuri do të vdesë. Pikërisht në këtë mënyrë ia arrin i ligu qëllimit që t’a deprivojë njeriun në momentet më kritike të jetës nga “burimi i jetës së përjetëshme”.
- Fraza të tjera të paragjykimeve janë edhe këto: “godit në dru” ose “luaj vëndit” kur nuk duam të ndodhë e keqia për të cilën flasim.
-Të tjerë besojnë që kur bie një yll mund të thonë me mëndje një dëshirë e cila patjetër do të realizohet meqënëse e panë yllin të bjerë.
Me çfarë llogjike i besojnë të gjitha këto?!
***
Do të mund të flisnim edhe për plot paragjykime dhe dhesidhemoni të tjera. Libra të tërë do të mund të shkruanim. Nëse dikush i studion këto gjëra do të konstatojë që janë të trashëguara nga idololatria e lashtë. Janë rezultate të gënjeshtrave dhe errësirës tek e cila e çoi njeriun djalli dhe mëkati.
E keqia është se vazhdojnë deri më sot, 2000 vjet pas ardhjes së Krishtit të jenë akoma të rrënjosura në mentalitetin e njerëzve dhe të influencojnë në këtë mënyrë jetën e tyre. Por më e keqia e të këqiave është se të gjitha ato për të cilat folëm më lart i besojnë edhe të Krishterë Orthodhoksë të cilët shkojnë rregullisht në Kishë dhe dëgjojnë fjalën e Perëndisë.
Kështu djalli ia del mbanë të bëjë lojëra me trurin tonë, të n’a largojë nga Besimi i Vërtetë dhe të n’a udhëheqë në udhën e gënjeshtërt dhe në mashtrim. Në këtë mënyrë i paudhi sjell pengesa ose ndërpret lidhjen tonë me Zotin i cili është burimi i së vërtetës, burimi i jetës, burimi i gëzimit, burimi i lirisë së vërtetë, dhe n’a çon në gënjeshtër, n’a çon tek frika, tek shqetësimi dhe çoroditja, n’a çon tek pasiguria dhe skllavëria e mëkatave dhe dobësive tona.
Pranë Perëndisë njeriu nuk ka nevojë për asgjë. Besimi tek përkujdesi i Tij i shënjtë mund çdo lloj frike, akoma dhe vdekjen. “Në shkofsha në udhën e hijes së vdekjes nuk do të kem frikë prej së keqeje, se ti je bashkë me mua; purteka jote dhe shkopi yt më ngushëllojnë” (Psallm 22:4). Edhe në qoftë se i ndodh ndonjë e keqe, do të jetë për të mirën e tij. Sepse “të gjitha u ndihmojnë për mirë atyre që duan Perëndinë” (Let.Pav. Rom. 8:28).
Frika ndodhet atje ku ka mosbesim dhe jetë mëkatare. Njeriu i pabesë dhe mëkatar që çrrënjosi prej tij frikën e Perëndisë, ai është frikacaku më i madh. Përderisa nuk ka frikë Perëndie beson tek paragjykimet dhe dhesidhemonitë. Nuk ia ka frikën Perëndisë por dridhet dhe llaftariset nga lehja e një qeni apo trokitja në portë.
Përfundojmë me thirrjen e Apostoll Pavlit: “O të Krishterë qëndroni në lirinë që iu dhuroi Krishti dhe mos hyni përsëri në zgjedhën e skllavërisë” (Let.Pav.Galat. 5:1).
Skandali i lakuriqësisë
“Mjerr bota nga skandalet! Sepse është e nevojshme të vijnë skandalet, por mjerr ai njeri prej të cilit vjen skandali.” (Matthe 18:7)
- Një rënie përtokë e dinjitetit njerëzor dhe njëkohësisht një mëkat i madh edhe serioz, i cili vihet re veçanërisht gjatë periudhës së verës, është lakuriqësia ose nudizmi.
- Që në lashtësi gruaja kishte brenda saj ndjenjën e turpit, të cipës dhe namusit, dhe vishej thjesht dhe ashtu siç duhet. Thotë Plutarku i urtë i lashtësisë: “Gruaja me mënd në kokë as parakrahun e duarve nuk i le t’ia shohin të tjerët”.
- Turpi është diçka e mbjellë në shpirtin e të gjithë popujve të rruzullit tokësor. Akoma dhe ata të egërit që jetojnë në xhungël apo në stepat e mbulojnë lakuriqësinë e tyre.
- Si rezultat i veshjes jo-modeste dhe provokuese me të cilën shkakton skandale, gruaja shkel ligjin moral dhe bazë të mbarë njerëzimit, shkel ligjin e turpit duke nënvleftësuar në këtë mënyrë edhe personalitetin e vet.
- Por përveç këtyre, veshja jo-modeste dhe paraqitja provokuese është edhe mëkat i madh dhe tepër serioz, përderisa bëhet shkak që të mëkatojnë njerëzit e tjerë.
- Krishti thotë: “mjerr ai me anën e të cilit vijnë skandalet. Më mirë është për të t’i varet një gur mulliri rreth qafës së tij dhe të hidhet në det, sesa të skandalizojë një nga këta të vegjlit.” (Lluk.17:1-2).
- Një nga Etërit e Shënjtë të Kishës n’a paralajmëron duke thënë: “T’a dini mirë që gjithë ato shpirte që u dogjën për shkak të veshjes tënde provokuese do të t’i kërkojë ty Perëndia”. Ndërsa një tjetër plotëson: “Një grua me veshje provokuese është njësoj sikur iu ofron kalimtarëve nga një kupë me helmë. Edhe në qoftë se asnjë prej tyre nuk e piu kupën e helmit ajo prapëseprapë mbetet fajtore”. (Isidhor Pilusioti)
- Veçanërisht është i madh dhe jashtëzakonisht serioz ky mëkat kur bëhet brenda në Shtëpinë e Perëndisë, atje ku edhe Ëngjëjt qëndrojnë me frikë dhe duke u dridhur. Sa herë që shkojmë në Kishë me veshje provokuese, Kisha nga “infermieri ku shërohen shpirtet” shndërrohet në “vrasëse shpirtesh”, dhe kështu shpirtet mbyten dhe zhyten deri në fund të detit duke qënë në liman. Nëse nuk kemi turp nga njerëzit le t’i kemi frikë Perëndisë.
Të dashur vëllezër!
Mendoheni mirë se si do të visheni dhe si do të paraqiteni përpara njerëzve. Mos e shihni këtë temë përciptazi dhe si një gjë të thjeshtë. Veshja jote provokuese mund të bëhet shkas për një skandalizim tepër serioz, i cili mund të çojë deri në të këqia akoma më të mëdha, si p.sh. në kurvëri, shkelje të kurorës bashkëshortore, homoseksualizëm, divorc, abort etj, etj.. Dhe për të gjitha këto mëkata do të japësh një ditë llogari përpara Perëndisë.
Përktheu nga Greqishtja
Aleksandër P. Filip
Fillimisht tekstet e mësipërme u paraqitën si një seri artikujsh,
të ndara në 3 pjesë, në botimet e Kishës Katedrale të Shën Pandelimonit të qytetit të Follorinës – u botuan në revistën Kristiane dy-mujore
“ΣΑΛΠΙΓΞ ΟΡΘΟΔΟΞΙΑΣ» – “TRUMPETA E ORTHODHOKSISË”
gjatë periudhës Mars – Gusht 2008.
Më pas u përmblodhën në librin me të njëjtin titull nga botimet
“Kosherja Orthodhokse”.
Libri u përkthye me bekimin e vetë autorit
Arqimandrit +At Epifan Haxijangut
Me përulësi i ofrohet popullit të Perëndisë nga botimet
“Kosherja Orthodhokse” – Selanik 2009
[1] Ungjillin nuk duhet dhe nuk mjafton vetëm t’a kemi në shtëpi; jo vetëm t’a kemi vendosur pra në ikonostasin e shtëpisë dhe t’a lemë atje të zerë pluhur, por duhet studiuar çdo ditë e çdo natë, ose çdo herë që kemi mundësi. Përndryshe, vetëm të kesh Ungjill në shtëpi dhe kurrë të mos e hapësh është njësoj sikur të kesh një “pushkë” bosh pa plumba dhe t’a lesh të ndryshket e të pluhuroset. Me armë bosh nuk mund t’a luftojmë armikun, të ligun pra. Shën Joan Gojëarti thotë dhe diçka tjetër shumë të bukur: gjithë ata që nuk studiojnë Ungjillin e Krishtit (Shkrimin e Shënjtë dhe Librat e Shënjta në përgjithësi) janë si ata që shkojnë në luftë pa patur armë dhe pa u përgatitur.
Ndërsa ish-Mitropoliti i Follorinës Gjerond Avgustini iu thotë besimtarëve në një nga predikimet e tij të flakta: pa ngrënë darkë të bini të flini, por pa lexuar qoftë dhe një rrjesht nga Ungjilli i Shënjtë kurrë të mos bini të flini.
Shënim i përkthyesit