Mbrojtëse e të Krishterëve
Kur Perendia mbi kryq i thoshte Nenes se Tij, duke treguar nxenesin “te cilin e deshte vecanerisht”, “ja biri yt” dhe Joanit i thoshte “ja nena jote”, themelonte keshtu nje lidhje te shenjte dhe me rendesi per te gjithe boten. Joani, si perfaqesues i nxenesve besnike te Krishtit gjate gjithe shekujve, behej ne ate moment bir i Nenes se Perendise. Dhe Nena e Zotit tone behej Nena e te gjithe neve. Cfare moment i shkelqyer! Krishti yne duke dhene shpirt n’a besonte ne dashurine e saj, dhe ajo hapte krahet e saj me dashurine e nenes per te n’a vene nen mbrojtjen e saj me dhembshuri.
Gjate gjithe shekujve qe rrodhen qe atehere, e ndjeu kete dashuri populli i Krishtere. Dhe ne cdo moment e ndjen te Tereshenjten t’a ndjeke me veshtrimin e saj te embel, te qaje per dhimbjet e tij, te lutet per popullin tek Biri dhe Perendia e saj, t’a ngushelloje ne hidherimet, t’a vizitoje ne semundjet, dhe t’a udheheqe ne rrugen e tij. Keshtu pra shikohet dhe pershkruhet ne ikona qe ne shekujt e pare. Me puthje te embel! Me te dy duart e saj te perqafoje me dhembshuri te papershkrueshme birin e saj hyjnor. Ne syte e saj te ndritur eshte perqendruar e gjithe dashuria dhe perkushtimi i nje nene qe vertet e do birin e saj. Ne kete ikone besetari sheh te Tereshenjten te rrethoje me te njejten dhembshuri bijte dhe bijat e saj.
Ne nje ikone tjeter Nena e Tereshenjte paraqitet si Lotuese. Nga syte e saj plot lote zbresin ne fytyren e saj te dhimbsur pika lotesh. Eshte Nena qe ndjen hidherim. Ndjen dhimbjen e cdo femije te saj, vuan dhe qan bashke me ta. Por me teper qan per bijte apo bijat qe kane marre rrugen e shtrember, dhe me lotet e saj kerkon t’i sjelle perseri ne gjirin Ateror te Perendise. Si mund te guxojme ne te kerrusurit nga mekatat qe te hedhim syte drejt qiellit? Ndjejme nevojne e ndermjetimeve te saj. „Nxito ne ndermjetim dhe shpejto ne lutje“ i therrasim. Dhe Nena jone e Tereshenjte ngre lart duart e saj, veshtron Birin e saj dhe Perendine dhe lutet per ata qe e therrasin ne ndihme. Ne kete pozicion pershkruhet e Tereshenjta ne Lutje. Perpara tij besetari ka sigurine qe „shume peshe ka lutja e nenes tek Kryezoti njeridashes“. E Tereshenjta jo vetem qe lutet per bijte e bijat e saj, por edhe i viziton ata ne cdo hidherim. Per kete aresye nje ikone tjeter e saj ka emrin Vizituese. Ne vitet e lavdishme te Bizantit ikonen e Udheheqeses merrnin me vehte Perandoret, qe t’i udhehiqte ne fitore ushterite e tyre gjate lufterave kunder barbareve dhe te pabeseve. Ndersa sot e therresim te n’a ndihmoje dhe udheheqe ne betejat shpirterore dhe ne rrugen qe te con ne nje jete te suksesshme shpirterore.
Nuk duhet te harrojme qe jetojme ne nje bote e cila e ka humbur komunikimin me qiellin. I preu me gershere krahet e shpirtit. Pa mbeshtetje supernatyrore cdo gje mbushet me agoni. Stresi eshte bere nje shok i pandare i shpirtit. Vertet shume i mjere njeriu i sotshem. Kush do t’i thote njeriut te sotshem qe nuk ka moment me te bukur dhe me te shenjte, moment i vertete i clirimit shpirteror dhe i qetesise shpirterore, sesa kur e con mendjen dhe e ngre zemren lart ne qiell?!
Edhe ne kete pike ndihma e Nenes se Tereshenjte eshte vecanerisht vendimtare. Te rrahur nga dallget e terbuara te detit te kesaj jete, me veshtiresi nga me te ndryshmet, kudo qe te ndodhemi le t’i kthejme hapat tane drejt limaneve te qetesise shpirterore, drejt Kishave te shenjta. Dhe atje, nen krahet e hapura te „Me te Gjeres se Qiejte“ do te ndiejme siguri, qetesi dhe force. Dhe atje, duke ndjere mbi ne veshtrimin e saj te embel dhe dhembshurues, me dedikimin dhe besimin e femijes ndaj nenes, le t’i hapim zemren dhe t’ia besojme Asaj friken dhe problemet tona. „Mbrojteshe e te Krishtereve e paturperuar… arrij si e Mire per te n’a ndihmuar ne qe te therresim me bese“. Pergjigja nuk do te vonohet. Dhe atehere se bashku me te gjithe grigjen e Kishes, te siguruar tashme dhe nga eksperienca personale, do te mund t’i psallim: „Asnje nga ata qe rendin tek Ty nuk shkon i turperar, o Hyjlindese Virgjereshe, por lyp hirin dhe merr dhuraten sic eshte mire pas lypjes se tij“.
Perktheu nga Greqishtja,
Aleksander P. Filip
Mbremesore e Panairit te Ndritur te se Tereshenjtes Hyjlindese
Gusht 2007