/ Familja Ortodokse / Martesa trupore,ikonë e misterit të martesës!

Martesa trupore,ikonë e misterit të martesës!

Martesa trupore,ikonë e misterit të martesës!

 

Kur them se martesa është mister,nuk nënkuptoj vetëm se është e bekuar nga Kisha dhe nga Perëndia,por dua të them se është një lidhje mistike,një dhënie mistike që nuk ndodh askund në botë përveç se ndërmjet dy njerëzve në martesë.
Kjo lidhje ekziston mes shpirtit dhe Perëndisë sigurisht,dhe shumë më e theksuar.Dhe kur Perëndia do t’ju tregoj njerëzve dashurinë e Tij për ta dhe sa duhet ta duan ata,i sjell si shëmbull realitetin e lidhjes martesore.
Lidhja martesore është vërtet mister.Nëse dikush nuk e kupton, nuk përgatitet dhe nuk e jeton ashtu siç është,atëherë ka dështuar.Më tepër se kurrë,tani në kohët tona është e nevojshme të interesuarit të kuptojnë qëllimin e këtij misteri dhe ta jetojnë me rëndësinë e thellë të saj,si mister.
Njëkohësisht ajo që duhet të kuptojnë është psikologjia e ndryshme e burrit nga gruaja,për ta jetuar misterin më mirë.Tjetër është psikologjia e burrit dhe tjetër e gruas,tjetër e djalit të ri, e tjetër e vajzës së re.
Këto gjëra duhet t’i keni të qarta,duhet t’i dini që të mundeni me ndihmën e Perëndisë,të jetoni siç duhet jetën martesore,si njeri me merita shpirtërore.

 

At Simeon Krajiopulos
Përkthyer nga M. Vasili

 

Martesa trupore,ikonë e misterit të martesës!