/ Jeta Liturgjike / Banja e shpirtit!

Banja e shpirtit!

Banja e shpirtit!

 

 

Kujdes kur rrëfehesh!

Mos thuaj gjëra të papërcaktuara dhe mos fol në përgjithësi:”Jam mëkatar”. I sëmuri nuk i thotë doktorit vetëm se është i sëmurë.Rrëfe qartë ç’do lloj mëkati edhe nëse ke rënë një apo disa herë.

Mos prit të të pyes ati shpirtëror.”Thuaji ti i pari mëkatet e tua që të drejtësohesh”. Akuzo vetëm veten tënde.Mos e hidh fajin te të tjerët siç bëri Adami dhe Eva. Mos u përpiq të justifikohesh.

Nëse Apostull Pavli thoshte se i pari ndër mëkatarët ishte ai,atëherë çfarë duhet të themi ne?

Pasi the ato që kishe,dëgjo!

Dëgjo me vëmendje të madhe ç’farë do të të thotë ati shpirtëror.Shkruaji në zemër udhëzimet dhe këshillat e tij,ashtu si i sëmuri dëgjon porositë e mjekut për ilaçet që duhet të marrë dhe dietën që duhet të ndjekë.Prano me gëzim dhe përpiqu të zbatosh me përpikmëri “detyrën” që do të të caktojë.

Sepse kjo detyrë nuk është dënim,por ilaçi kurues për shpirtin.Në veçanti përpiqu të mos afrohesh në Misterin e Falënderimit Hyjnor pa bekimin e atit shpirtëror.

Kur rrëfimi yt është bërë sipas mënyrës që përshkruam më sipër,atëherë do të provosh rezultatet mirëbërëse,paqen e pashprehshme dhe gëzimin që sjell në shpirt rrëfimi i mirë.

“O Qengj i Perëndisë,që heq të gjitha mëkatet,ngri barrën e rëndë të mëkateve dhe si i dhembshur më jep ndjesë për rëniet e mia”.

(Kanoni i Madh i Shën Andreas së Kretës Ode I)

 

 

Marrë nga libri:” Banja e shpirtit “

Manastiri i Hershëm i Paraklitit

Oropo-Atikë

 

Banja e shpirtit!