/ Jeta Liturgjike / Burimi Jetëdhënës

Burimi Jetëdhënës

Burimi Jetëdhënës

 

Lutje që e Tërëshenjta Mari të të mbrojë

Virgjëreshë e Tërëshenjtë Perëndilindëse,mbulomë dhe ruajmë mua shërbëtorin tënd nga cdo e keqe që përul dhe dobëson trupin,dhe nga cdo armik i dukshëm dhe i padukshëm.”Gëzohu o Hirëplote Mari,Zoti është me ty.E bekuar je ti ndër gratë dhe e bekuar është pema e barkut tënd ,se linde shpëtimtarin e shpirtrave tanë “.Gëzohu dhe ngazëllohu Virgjëreshë Perëndilindëse dhe ndërmjeto për shërbëtorin tënd.O Zonjë e Engjëjve dhe nënë e të krishterëve,ndihmomë mua shërbëtorin tënd.O Mari e tërëpastër,gëzohu nuse e panusëruar, gëzohu  gëzim i atyre që pikëllohen dhe ngushëllim i atyre që hidhërohen.Gëzohu ushqim i të uriturve dhe liman i atyre që lundrojnë.Gëzohu ti që je më e Shenjtë se të gjithë Shenjtorët dhe më e cmuar se të gjitha krijesat e Perëndisë.Gëzohu ti që u shenjtërove nga Ati,u banove nga Biri dhe u mbulove nga Shpirti i Shenjtë.Gëzohu ti që je pallat dëfryes i mbretit të të gjithave,Krishtit Perëndisë tonë.Gëzohu ti që je nëna e jetimëve dhe mbështetje  e të varfërve.Gëzohu mburrja e të krishterëve dhe e gjithë atyre që të quajnë ndihma e shpejtë. E Tërëshenjta Zonja ime,ruajmë nën strehën tënde sepse në duart e tua të tërëpastra dorëzoj shpirtin tim.Bëhu  ndihmëse dhe strehë e shpirtit tim gjatë ditës së frikshme të gjyqit dhe ndërmjeto për mua të padenjin të hyj i pastër dhe i qashtër  në parajsë.Mos me braktis,Zonja ime,mua shërbëtorin tënd por ndihmomë dhe dhuromë atë që  është e dobishme nga ato që të kërkoj.Shpëtomë nga cdo rrezik,sulm,detyrim,sëmundje dhe dhuromë pendim para mbarimit të jetës sime.Jepmë mua këto kërkesa që nga njëra anë në këtë jetë të ruhem nga cdo armik i dukshëm dhe i padukshëm me ndëmjetimin dhe me ndihmën tënde dhe të ec sic i pëlqen  Perëndisë sipas vullnetit të Birit tënd të mirë dhe Perëndisë tonë,dhe nga ana tjetër gjatë ditës së frikshme të shpëtoj nga ferri i përjetshëm dhe i frikshëm,dhe kështu të falem të falënderoj dhe të lavdëroj emrin tënd të tërëshenjtë në jetë të jetëve.Amin.
 
 
Shën Dhimitër i Rostovit 
 
 
Fragment nga libri “O Zot dëgjo lutjen time”
Botim i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë