Dhurata të panumëruara!
Si e përshkruajnë etërit e Shenjtë madhështinë e Misterit të Falënderimit Hyjnor me Gjakun dhe me Trupin e Krishtit!
Shën Klimi i Aleksandrisë:
“Unë të ushqej duke të dhënë si bukë veten time.Ai që ha nga kjo bukë,nuk do të njohë kurrë vdekje,sepse ç’do ditë merr brenda vetes pije pavdekësie”.
Shën Joan Gojarti:
“Ne ushqehemi me këtë trup që ëngjëjt tmerrohen kur e shikojnë dhe nuk guxojnë ta shikojnë në sy pa frikë.Ky është trupi i papërlyer dhe i kulluar i Krishtit,i cili u bashkua me natyrën hyjnore dhe për hir të tij ekzistojmë e jetojmë.Për hir të këtij trupi nuk jemi dhe e hi,nuk jemi më robër por të lirë.Për hir të tij shpresojmë të shijojmë qiellin dhe të mirat e tij,jetën e pavdekshme,jetën me ëngjëjt,shoqërinë me Krishtin.
Tryeza e Shenjtë e Falënderimit Hyjnor janë nervat e shpirtit tonë,shpresa dhe shpëtimi ynë,drita dhe jeta jonë.Do të largohemi për në jetën tjetër të armatosur me Kungatën Hyjnore dhe me guxim do të kalojmë portat e qiellit”.
Marrë nga libri: “Buka e jetës”
Manastiri i Hershëm i Paraklitit (Ngushëllimtarit)
Oropos-Atikë,Greqi