Himni Akathist – Stanca e dytë
Barinjtë dëgjuan engjëjt që himnonin ardhjen trupësore të Krishtit dhe duke rendur si tek një bari,e panë si qengj të panjollë,të kullotur në barkun e Marisë,të cilës duke himnuar i thanë:
Gëzohu o nënë qengji dhe bariu,gëzohu o oborr dhensh të arsyeshëm.
Gëzohu o mbrojtëse kundër armiqve të padukshëm,gëzohu o hapëse e dyerve të parajsës.
Gëzohu se qiellorët gëzohen bashkë me tokën,gëzohu se tokësorët vallëzojnë bashkë me qiejtë.
Gëzohu o gojë e paheshtur e Apostujve,gëzohu o guxim i pamposhtur i Athloforëve.
Gëzohu o mbështetje e fortë e besimit,gëzohu o njohëse e shkëlqyer e hirit.
Gëzohu Ti me anë të së cilës u zhvesh ferri,gëzohu Ti me anë të së cilës u veshëm me lavdi.
Gëzohu o Nuse e panusëruar
Duke parë Yllin Hyjrendës,magët i ranë pas dritës së tij dhe duke e mbajtur si kandil,kërkonin me të mbretin e fortë.Dhe duke arritur të paarritshmin,u gëzuan duke i thirrur:
Aliluia
Bijtë e Kaldejve panë në duart e Virgjëreshës atë që gatoi me dorë njerëzit dhe duke e njohur për Zot,megjithëse mori formë shërbëtori,vrapuan ta adhurojnë nëpërmjet dhuratave e t’i thërrasin të Bekuarës:
Gëzohu o nënë ylli të paperëndueshëm,gëzohu o agim dite mistike.
Gëzohu ti që shove furrën e gënjeshtrës,gëzohu ti që ndriçon ata që hyjnë në të fshehtat e Trinisë.
Gëzohu ti që nxorre nga fuqia tiranin ç’njerëzor,gëzohu ti që tregove Krishtin Zot njeridashës.
Gëzohu ti që shpërblen nga feja barbarë,gëzohu ti që shpëton nga balta e veprave.
Gëzohu Ti që pushove adhurimin e zjarrit,gëzohu ti që çliron nga zjarri i pasioneve.
Gëzohu o udhëheqëse e urtësisë së besimtarëve,gëzohu o dëfrim i gjithë brezave.
Gëzohu o Nuse e panusëruar
Magët duke u bërë predikues hyjprurës,u kthyen në Babilonë,duke kryer profecinë tënde e duke të predikuar ty,Krishtin tek të gjithë,duke lënë si të marrë Irodhin që s’dinte të këndojë:
Aliluia
Duke ndritur në Egjipt ndriçim të vërtetë,dëbove errësirën e gënjeshtrës,se idhujt e saj o Shpëtimtar,ranë ngaqë nuk duruan fuqinë tënde dhe ata që shpëtuan prej tyre i thërrisnin Hyjlindëses:
Gëzohu o ringritje e njerëzve,gëzohu o rënie e demonëve.
Gëzohu ti që shkele mashtrimin e gënjeshtrës,gëzohu ti që demaskove dinakërinë e idhujve.
Gëzohu o det që përmbyte Faraonin mendor,gëzohu o shkëmb që ujite të eturit për jetë.
Gëzohu o shtyllë e zjarrtë që udhëheq ata që ndodhen në errësirë,gëzohu o strehë e botës më e gjerë se një re.
Gëzohu o ushqim pasardhës i manës,gëzohu o shërbyese dëfrimi të shenjtë.
Gëzohu o toka e premtimit,gëzohu ti prej së cilës rrjedh mjaltë dhe qumësht.
Gëzohu o Nuse e panusëruar
Kur Simeoni do të ikte nga jeta e tanishme mashtruese iu dhe në duar si foshnjë,por u njohe prej tij si Perëndi i përkryer,prandaj u çudit për urtësinë tënde të pashprehur duke i thirrur:
Aliluia