Himni Akathist -Stanca e katërt
Gëzohu o shtyllë e virgjërisë,gëzohu o portë e shpëtimit.
Gëzohu o kryetare e rigatimit mendor,gëzohu o dhënëse e mirësisë Hyjnore.
Gëzohu se ti rilinde ata që u ngjizën trupërisht,gëzohu se ti urtësove të plaçkiturit në mendjen.
Gëzohu ti që shfuqizove prishësin e mendjeve,gëzohu ti që linde mbjellësin e dëlirësisë.
Gëzohu o thalam nusërimi të pafarshëm,gëzohu ti që lidh besimtarët me Zotin.
Gëzohu o rritëse e mirë e virgjëreshave,gëzohu o nusëstolisëse e shpirtrave të shenjtë.
Gëzohu o Nuse e panusëruar
Ç’do himn mposhtet kur përpiqet të zgjerohet sipas shumicës së mëshirave të tua të shumta.Se edhe në të blatofshim këngë aq sa rërë o Mbret i shenjtë,nuk bëjmë asgjë të barazvlefshme për sa na ke dhënë neve që të thërrasim:
Aliluia
Lambadhe dritëpritëse që u shfaq për ata që ndodhen në errësirë e shohim Virgjëreshën e Shenjtë,se duke ndezur dritën e palëndshme,i udhëheq të gjithë në dijen Hyjnore duke ndriçuar mëndjen me agim dhe duke e nderuar me thirrje si këto:
Gëzohu o rreze e diellit mendor,gëzohu o shigjetë e dritës së paperëndueshme.
Gëzohu o vetëtimë që shkëlqen shpirtrat,gëzohu ti që çudit armiqtë si gjëmim.
Gëzohu se lind ndriçimin e shumëdritshëm,gëzohu se buron lumin e shumëvalshëm.
Gëzohu ti që pikturon tipin e kolivithrës,gëzohu ti që heq njollën e mëkatit.
Gëzohu o vaskë që shplan ndërgjegjen,gëzohu o krater që qeras ngazëllim.
Gëzohu o aromë e erës së mirë të Krishtit,gëzohu o jetë defrimi mistik.
Gëzohu o Nuse e panusëruar
Detyrimet e vjetëra duke dashur të falë borxh-shlyesi i gjithë njerëzve,erdhi me anën e vetes së tij tek ata që u larguan nga hiri i tij dhe duke grisur dorëshkrimin,dëgjon prej të gjithëve kështu:
Aliluia
Duke kënduar lindjen tënde,të përhimnojmë të gjthë si tempull i shpirtshëm o Hyjlindëse.Se duke banuar në barkun tënd Zoti që i mban të gjitha në dorë,shenjtëroi,lavdëroi dhe i mësoi të gjithë të të thërrasin:
Gëzohu o tendë e Perëndisë dhe e fjalës,gëzohu o e Shenjtë më e madhe se gjithë Shenjtorët.
Gëzohu o arkë e larë me ar prej shpirtit,gëzohu o thesar i pashpenzuar i jetës.
Gëzohu o kurorë e çmueshme e mbretërve shpresëtarë,gëzohu o mburrje e nderuar e priftërinjve të devotshëm.
Gëzohu o fortesë e patundur e Kishës,gëzohu o kështjellë e papushtueshme e mbretërisë.
Gëzohu ti me anë të së cilës ngrihen trofera,gëzohu ti me anë të së cilës rrëzohen armiqtë.
Gëzohu o shërim i lëkurës sime,gëzohu o shpëtim i shpirtit tim.
Gëzohu o Nuse e panusëruar
O Nënë e tërëhimnuar që linde fjalën më të shenjtë se të gjithë Shenjtorër,duke pritur blatën e tanishme shpëtoi të gjithë nga çdo fatkeqësi dhe shpërblei prej sketerrës së ardhshme ata që thërrasin bashkë:
Aliluia