Himni Akathist – Stanca e tretë
Krijesë të re na tregoi Krijuesi ne që u krijuam prej tij,duke lindur prej barkut të pafarë dhe duke e ruajtur ashtu siç ishte të pacënuar,që duke parë çudinë ta himnojnë duke thirrur:
Gëzohu o lule e paprishjes,gëzohu o kurorë e vetëpërmbajtjes.
Gëzohu ti që shkëlqen tipin e ngjalljes,gëzohu ti që tregon jetën e ëngjëjve.
Gëzohu o pemë me frut të shkëlqyera prej së cilës ushqehen besesimtarët,gëzohu o dru me gjethe që bëjnë hije të mirë nën të cilën shumë vetë strehohen.
Gëzohu ti që linde udhëheqës për të humburit,gëzohu ti që linde shpërblyes për robërit.
Gëzohu o zbutja e gjykatësit të drejtë,gëzohu o falja e shumë fajtorëve.
Gëzohu o veshje nga guximi i të zhveshurve,gëzohu o dashuri që tejkalon ç’do mall.
Gëzohu o Nuse e panusëruar
Duke parë lindje të çuditshme le të bëhemi të huaj për botën duke transferuar mendjen në qiell.Se prandaj Perëndia i Lartë u shfaq mbi tokë si njeri i përulur duke dashur të tërheqë tek lartësia ata që i thërrasin:
Aliluia
I tëri ishte dhe në të poshtmet dhe nga të sipërmet s’u largua fare Fjala e papërshkrueshme.Sepse u bë dënjim hyjnor dhe jo lëvizje vendore dhe lindje me shpirt Perëndie prej Virgjëreshe,e cila dëgjon këto:
Gëzohu o vend i Perëndisë së panxënshëm,gëzohu o derë misteri të nderuar.
Gëzohu o dëgjim i dyshimtë për të pabesët,gëzohu o mburrje e padyshimtë për besimtarët.
Gëzohu o qerre e tërëshenjtë e atij që rri mbi Qeruvimet,gëzohu o shtëpi e mirë shumë e atij që rri mbi Serafimet.
Gëzohu ti që i bashkove në një të kundërtat gëzohu ti që lidhe virgjëri dhe lehoni.
Gëzohu ti me anë të së cilës u zgjidh shkelja,gëzohu ti me anë të së cilës u hap Parajsa.
Gëzohu o çelës i mbretërisë së Krishtit,gëzohu o shpresë e të mirave të përjetshme.
Gëzohu o Nuse e panusëruar
Tërë natyra e ëngjëjve u çudit për veprën e
madhe të njerëzimit tënd,se shikonte të paafrueshmin Perëndi si njeri të afrueshëm për të gjithë që rronte bashkë me ne dhe që dëgjon prej të gjithëve kështu:
Aliluia
Oratorë shumfolës i shohim si peshq të heshtur mbi ty o Hyjlindëse se nuk dinë të thonë se si edhe Virgjëreshë mbetesh,edhe të lindësh munde,por ne duke admiruar misterin,me besim thërrasim:
Gëzohu o enë e urtësisë së Perëndisë,gëzohu o arkë e providencës së Tij.
Gëzohu ti që i tregon filozofët të paditur,gëzohu ti që demaskon mjeshtëritë e fjalës së paaesyeshëm.
Gëzohu se u marrosën biseduesit e fortë,gëzohu se u fishkën autorët e miteve.
Gëzohu ti që thyen thurjet e athinianëve,gëzohu ti që mbush rrjetat e peshkatarëve.
Gëzohu ti që nxjerr nga thellësia e padijes,gëzohu ti që ndriçon shumë vetë në dije.
Gēzohu o anije e atyre që duan të shpëtojnë,gëzohu o liman i atyre që lundrojnë në jetë.
Gëzohu o Nuse e panusëruar
Duke dashur të shpëtojë botën Bërësi i gjithçkaje erdhi tek ajo i vetëftuar dhe duke qenë bari si Perëndia,për ne u shfaq njeri sipas nesh. Se duke ftuar i ngjashmi të ngjashmin,dëgjon si Perëndi:
Aliluia
Himni Akathist – Stanca e tretë