/ Jeta Liturgjike / Java e Madhe

Java e Madhe

Java e Madhe

 

Java e Madhe është java e pësimeve të Zotit dhe Shpëtimtarit  tonë Jesu Krisht.

Java e Madhe fillon që nga pasditja e të Djelës së Dafinës me shërbesën e Dhëndrit e deri të Shtunën e Madhe.Quhet Java e Madhe sepse të gjitha ngjarjet madhështore që kujtohen për cdo ditë të kësaj jave,kanë një rëndësi të vecantë për gjithë krishtërimin.Cdo ditë e kësaj jave kujton,tregon  një ngjarje të caktuar të pësimeve të Zotit tonë.Duke filluar që nga pasditja e të Djelës së Dafinave dhe deri të Mërkurën e Madhe  kryhet shërbesa e Dhëndrit.Fjala Dhëndër i referohet Zotit Jesu Krisht i cili vjen papritur si zotëria në mesnatë .

“36Edhe ju jini gati si njerëz që presin të zotin e tyre, kur do të kthehet nga dasma, që, kur të vijë e të trokasë, menjëherë t’ia hapin derën. 37Lum ata shërbëtorë, të cilët, kur të vijë i zoti, do t’i gjejë zgjuar. Vërtet po ju them juve, se do të ngjeshë brezin e do t’i vërë të rrinë në tryezë, dhe do të vijë pranë e do t’u shërbejë atyre. 38Edhe në ardhtë në rojen e dytë, edhe në të tretën roje në ardhtë, edhe t’i gjejë kështu, të lumur janë ata shërbëtorë. 39Edhe këtë e dini, se, po ta dinte i zoti i shtëpisë në ç’orë vjen vjedhësi, do të rrinte zgjuar, edhe nuk do të linte t’i shpohej shtëpia. 40Edhe ju pra bëhuni gati; sepse i Biri i njeriut vjen në atë orë që nuk e mendoni.(Llk.12:3646).

Te jemi në gadishmëri,në pritje të Dhëndrit dhe Zotit tonë Jesu Krisht.

 

Përkthyer  nga N. Ikonomi

 

Java e Madhe