Këndimi i Urtësisë së Solomonit (3.1-9)
I ule kryet Pararendësit, dërrmove krerët e dragonjve,7 qëndrove ndër valët, ndriçove Gjithësinë që të të lavdërojë, o Shpëtimtar, ty, dritën e shpirtrave tanë.
Shpirtrat e të drejtëve janë në dorë Perëndie dhe nuk do t’i prekë torturë. U dukën në sytë e të pamendëve se vdiqën dhe u konsiderua keqtrajtim dalja e tyre dhe ecja nga ne dërrmim, por ata janë në paqe; sepse edhe nëse para faqes së njerëzve do të ndëshkohen, shpresa e tyre është plot pavdekësi; dhe pasi do të edukohen me pak mundime, do të jetojnë mirëbërje të mëdha, sepse Perëndia i provoi dhe i gjeti të denjë për veten. Si ar në shkritore i provoi ata dhe si holokaust ijimi i pranoi ata; dhe në kohën e shqyrtimit të tyre do të ndriçojnë dhe si shkëndija në kallam do të vrapojnë. Do të gjykojnë kombe dhe do të sundojnë popuj, dhe do të mbretërojë në ata Zoti ndër shekuj. Ata që kanë besim në të do të kuptojnë të vërtetën dhe besimtarët me dashuri do të qëndrojnë me durim pranë tij, sepse ka hir dhe mëshirë ndër oshënarët e tij dhe mbikëqyrje mbi të zgjedhurit e tij.
Këndimi i Urtësisë së Solomonit (3.1-9)
Lutja
NEXT ARTICLE
14/01/2019 - 02:00
PREVIOUS ARTICLE
10/01/2019 - 07:02