Kjo kreshëm mbahet nga 1 deri në 15 Gusht në shenjë respekti ndaj Zonjës Hyjlindëse,e cila dhe Ajo vetë kreshmoi përpara “Fjetjes” së saj.Sipas traditës,sapo e Tërëshenjta u njoftua për vdekjen e saj,u lut,kreshmoi dhe më pas njoftoi Apostujt.
Gjatë kësaj periudhe (dy javë) nuk hamë mish,bulmet por gjatë javës as vaj.Të shtunën dhe të djelën hamë vaj dhe verë.Ndërsa në datën 6 Gusht,ditën e Metamorfozës së Shpëtimtarit (e Shën Sotirit),hamë vaj,verë dhe peshk,akoma edhe nëse festa bie ditën e mërkurë ose të premte.Gjithashtu nëse “Fjetja e Hyjlindëses” bie këto ditë( të mërkurën ose të premten), hamë peshk.