/ Jeta Liturgjike / LUTJA, UDHA DREJT NJOHJES!

LUTJA, UDHA DREJT NJOHJES!

LUTJA, UDHA DREJT NJOHJES!

 

O Perëndi, ti e njeh marrëzinë time, dhe fajet e mia nuk të janë fshehur” (Ps. 68.6). Tani jetoj në gjendje të rrënuar, por ti, o Krisht, më thërret të besoj e të pranoj zbulesën që Ati na do, siç të do ty, Biri i tij i vetëm: “Se vetë Ati ju do, sepse ju më keni dashur. […] Edhe nuk të lutem vetëm për këta, por edhe për ata që do të më besojnë mua me anë të fjalës së tyre. Që të gjithë të jenë një, sikurse ti, o Atë, je tek unë, dhe unë tek ti, dhe ata të jenë një tek ne; që të besojë bota se ti më dërgove […] dhe se i deshe ata siç më deshe mua” (Jn. 16.27; 17.20-23).

Besimi ynë te Krishti na bën jashtëzakonisht guximtarë. Jo më kot i lumuri Pavël thotë se “marrëzia e Perëndisë është më e ditur se dituria e njerëzve”. Ajo që ngjan si marrëzi e mirëfilltë për mendjen mishore, për besimtarët është urtësi dhe forcë, jetë dhe dritë (shih I Kor. 1.18-30; 2.14; 3.18-19).

 

 

Lutja, përvojë e përjetësisë

Arkimandrit Sofroni
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë

 

LUTJA, UDHA DREJT NJOHJES!