Lutje Hyjlindëses së Tërëshenjtë !
(Nga Pavli,murg i Manastirit të Evergjetit)
E papikëlluar,e papërlyer,e pacënuar,e panjollshme,Virgjëreshë e pastër,Zonjë Nuse e Perëndisë që bashkove Fjalën Perëndi me njerëzit me anën e lindjes tënde të çuditshme dhe mbështete natyrën e hedhur të gjinisë tonë me qiellorët.E vetmja shpresë e të dëshpëruarve dhe ndihma e të luftuarve,përkrahja e gatshme e atyre që rendin tek ti dhe strehë e gjithë të krishterëve.Mos të ardhtë ndot nga unë mëkatari dhe i mallkuari që prisha gjithë veten time me mendime,fjalë dhe vepra të turpshme dhe u bëra rob me dashje nga plogështia mendore e dëfrimeve të jetës.Por si Nënë e Perëndisë njeridashës,me dashamirësi le të vij keq për mua mëkatarin dhe plangprishësin dhe prit lutjen që të blatohet me buzë të ndotura,dhe lutju Birit tënd dhe Zotit tonë duke përdorur guximin tënd prej nëne që të ma hap dhe mua zemrën njeridashëse të mirësisë së Tij dhe duke mos vënë re fajet e mia të panumërta të më kthej në pendimi dhe të më bëj punëtor të sprovuar të porosive të Tij.
Dhe ji pranë meje gjithnjë,si mëshirëplotë,hirëplotë dhe mirëdashës,në këtë jetë mbrojtëse dhe ndihmëse e nxehtë,duke thyer sulmet e kundështarëve dhe duke më udhëhequr drejt shpëtimit.Dhe në kohë të ikjes sime,duke u kujdesur për shpirtin tim të mjerë dhe duke dëbuar larg faqet e errëta të demonëve të ligj.Dhe në ditë në frikshme të gjyqit shpëtomë nga ferri i amëshuar dhe tregomë trashëgimtar të lavdisë së patregueshme të Birit tënd dhe Perëndisë tonë,të Cilin e paça o Zonja ime Hyjlindëse e përmbishenjtë,me ndërmjetimin dhe përkrahjen tënde,me hirin dhe njeridashjen e Birit tënd të vetëmlindur,Zotit dhe Perëndisë dhe Shpëtimtarit tonë Jesu Krisht të Cilit i përket çdo lavdi nder dhe adhurim,bashkë me Atin e Tij pafillim dhe me Shpirtin e Tij të Tërëshenjtë,të mirë dhe jetëbërës,tani e përherë e në jetë të jetëve.Amin.