Lutje për fillimin e ditës
Dhuromë, o Zot, përshëndetjen e ditës së re me paqe.
Ndihmomë që për gjithçka të bazohem te vullneti Yt hyjnor.
Në çdo orë të ditës, zbulomë vullnetin Tënd.
Beko marrëdhëniet e mia me ata që më rrethojnë.
Mësomë të trajtoj çdo njeri që takoj me paqe në shpirt dhe me bindjen e plotë se vullneti Yt udhëheq gjithçka.
Në çdo fjalë e vepër, drejto mendimet dhe ndjenjat e mia.
Në ngjarje të papritura, mos lejo të harroj se të gjitha gjërat janë nën kujdesin Tënd.
Mësomë të veproj me vendosmëri dhe me urtësi, pa zemëruar dhe pa ngacmuar të tjerët.
Jepmë fuqinë të përballoj lodhjen e ditës që vjen, me gjithçka që ajo mund të sjellë.
Drejto dëshirat e mia; mësomë të lutem; lutu brenda meje. Amin.
Nga Shën Filareti i Moskës
Fragmet nga libri”O Zot dëgjo lutjen time”
Botim i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë