/ Familja Ortodokse / Lutje për prindërit

Lutje për prindërit

Lutje për prindërit

 

Zot dhe Shpëtimtar, Ty, që na ke mësuar të nderojmë atin dhe nënën tonë dhe të tregojmë dashuri dhe bindje ndaj tyre, po të lutem nga thellësitë e zemrës sime, o Jisu i ëmbël, Perëndia im, dëgjoma lutjen. 

Beko, prindërit e mi, që më kanë rritur me ndihmën e hirit Tënd. 

Mbroji nga çdo rrezik, sëmundje apo e keqe. 

Dhuroju besim, shëndet dhe gëzim.

Beko, çdo punë të tyre, që ata të mund të Të japin nder dhe lavdi, për gjithë ditët e jetës. Amin.

 

Fragment nga libri “O Zot dëgjo lutjen time”

Botim i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë

 

Lutje për prindërit