Njëmijë Kisha të ndërtosh,nëse nuk hyn brenda në Kishë, nuk ke shpëtim!
Njëmijë Kisha të ndërtosh,nëse nuk hyn brenda në Kishë, nuk ke shpëtim!
Isha në autobuz dhe pranë ishte ulur një grua.Kur kaluam përpara një kishe,bëra kryqin.Dhe gruaja bëri të njëjtën gjë por me lëvizje të nxituara dhe jo siç bëhet shenja e kryqit.
Marr guximin dhe i them:
-I ligu nuk ka frikë nga kryqi që bërë ti.Ashtu si e bëre kryqin,është sikur u talle.
Gruaja u ofendua dhe më tha:
-Ç’farë janë këto fjalë që thoni?E dini ju se unë jam shumë besimtare dhe se ndihmoj kishën sa mundem?
-Shkoni rregullisht në kishë ? Rrëfeheni,kungoheni dhe merrni pjesë në misteret e Kishës?
-Nuk shkoj shpesh në kishë,as marr pjesë rregullisht por e ndihmoj me sa mundem kishën.Kam dhënë shuma të mëdha lekësh për ndërtimin e kishave,për orenditë dhe për kaq e kaq ikona….
-Njëmijë Kisha të ndërtosh,nëse nuk hyn brenda në Kishë, nuk ke shpëtim, iu përgjigja.Kisha,si “arkë shpëtimi”që është,duhet të hysh brenda në të që të shpëtosh.E di se si përfunduan ata që ndëtuan arkën e Noes? U MBYTËN!
U mbytën sepse e ndërtuan por nuk besuan tek e keqja që po vinte dhe ngelën jashtë saj! Prandaj,sado kisha që të ndërtoj njeriu dhe sado manastire,nëse nuk hyn brenda në arkën që quhet Kishë, të kungohet me trupin dhe gjakun e Krishtit,nuk ka shpëtim!
Tregim i një murgu!
Përkthyer nga M.Vasili