/ Jeta Liturgjike / Psalmi 19

Psalmi 19

Psalmi 19

 

Të dëgjoftë Zoti në ditë të shtrëngimit. Emri i Perëndisë së Jakovit të mbrojtë. Nga shenjtërorja të dërgoftë ndihmë, dhe nga Sioni të forcoftë. Gjithë theroret e tua i kujtoftë dhe theroren tënde me djegie të plotë pranoftë. Zoti të dhëntë atë që zemra jote dëshiron dhe të plotësoftë çdo qëllim. Për shpëtimin tënd le të ngazëllohemi, dhe lart le t’i ngremë flamujt në emër të Zotit, Perëndisë tonë. Zoti i përmbushtë gjithë kërkesat e tua. Tashmë e di se Zoti e shpëtoi të mirosurin e vet. Dhe nga qielli i tij i shenjtë do ta dëgjojë atë dhe do ta shpëtojë me fuqinë e së djathtës së tij. Disa në qerre mburren, të tjerë në kuaj; dhe ne, emrin e Zotit, Perëndisë tonë, do të thërresim. Ata rrëshqitën e ranë; por ne u ngritëm e qëndruam në këmbë. O Zot, shpëtoje mbretin, dhe na dëgjo atë ditë që do të të thërresim.

 

 

Psalmi 19