SIMBOLI I BESIMIT
Besoj në një Perëndi, At të tërëfuqishëm, krijues të qiellit e të dheut dhe të gjithë të dukurave dhe të padukurave.
Dhe në një Zot Jesu Krisht, Birin e Perëndisë, të vetëlindurin, që lindi prej Atit përpara gjithë shekujve.
Dritë prej drite, Perëndi të vërtetë prej Perëndie të vërtetë, të lindur, jo të bërë, që ka të qenët një me Atin, me anën e të cilit u bënë të gjitha.
Që për ne njerëzit dhe për shpëtimin tonë, zbriti prej qiejve, edhe u trupëzua prej Shpirtit të Shenjtë dhe Virgjëreshës Mari dhe u bë njeri.
Dhe u kryqëzua për ne në kohën e Pontit Pilat, dhe pësoi dhe u varros.
Dhe u ngjall të tretën ditë sipas shkrimeve.
Dhe u ngjit në qiejt dhe rri në të djathtë të Atit.
Dhe do të vijë përsë ri me lavdi të gjykojë të gjallët edhe të vdekurit, mbretëria e të cilit nuk do të ketë mbarim.
Dhe në Shpirtin e Shenjtë, Zot, Jetëbërës, që buron prej Atit, që adhurohet e lavdërohet bashkë me Atin e me Birin, që foli me anën e profetëve.
Në një kishë të shenjtë, katholike, dhe apostolike.
Pohoj një pagëzim për ndjesën e mëkateve.
Pres ngjalljen e të vdekurve.
Dhe jetën e ardhshme të amëshuar. Amin.