/ Jeta Liturgjike / Triodhi

Triodhi

Triodhi

 

Triodh quhet, sipas rregullave të Kishës së krishterë ortodokse, periudha e lëvizëshme që fillon nga e Diela e Fariseut dhe përfundon të Shtunën e Madhe.
Triodhi ka marrë këtë emërtim nga libri Kishtar me të njejtin titull, Triodhin i cili përmbledh hymne që psalen në Kishë gjatë një periudhe të caktuar.
Këto hymne kanë tre oda në kundërshtim me hymnet e tjera të kishës, të cilat kanë nëntë oda. Kjo është dhe arsyeja që ky libër, dhe si rrjedhim dhe periudha e caktuar kohore u quajtën Triodhi.
Triodhi, si periudhë kohore i referohet tre javëve të para ku të krishterët përgatiten për kreshmën e madhe (Sarakosti). Çdo e djelë të këtyre tre javëve kuptimin e saj.
1)E para, e Diela e Tagrambledhësit dhe e Fariseut iu propozon të Krishterëve që të jenë të përulur, si Tagrambledhësi dhe jo krenarë si Fariseu.
2)E dyta, e Djela e Djalit Plangprishës, na mëson mbi vlerën e pendimit si dhe për madhështinë e faljes.
E shtuna para së Dielës së tretë,është e Shtuna e Shpirtrave.U caktua nga Kisha si dita që lutemi dhe ndajmë grurë për të gjithë të parafjeturit. Kjo e shtunë ka një rëndësi të veçantë sepse pasohet nga e Djela e të Lidhurit të Mishit, e cila i dedikohet Gjykimit të Fundit të Krishtit dhe kështu i lutemi Zotit një ditë më parë që ti prehë.
3)E Diela e Tretë, e Diela e të Lidhurit të Mishit, i dedikohet Gjykimit të fundit, në gjykimin që do të ndodhë gjithashtu dhe dashurisë së krishterë. Ndërsa quhet kështu sepse është dita e fundit që të krishterëve iu lejohet që të hanë mish.
Java që fillon quhet Java e të Lidhurit të Djathit. Është java gjatë së cilës lejohet ngrënia e produkteve të bulmetit, vezëve dhe peshkut.
4)E katërta, e Diela e të Lidhurit të Djathit, i dedikohet dëbimit të të parëkrijuarve nga Parajsa. Kështu, Ungjilli i kësaj dite këshillon besimtarët që të kreshmojnë, të falin të gjithë ata sa iu kanë bërë dëm dhe të kenë një jetë të virtytshme dhe të mëshirshme.
Vijon e Hëna e Bardhë, me të cilën fillon dhe periudha e Kreshmës së Madhe. Periudha e kreshmës, lutjes, përqëndrimit, gjatë së cilës të krishterët përgatiten për Javën e Madhe dhe Ngjalljen e Zotit. Quhet Dyzetditore sepse imiton kreshmën prej dyzet ditësh që bëri Krishti, ndërsa quhet e Madhe që të ketë një dallim të qartë nga Kreshma e Krishtlindjes.

 

Përkthyer nga N. Ikonomi

 

Triodhi