Ai që lexon Dhjatën e Re dhe pranon që në fillim ato që miraton dhe zbaton Kisha jonë,ai që dëshiron të jetë realist dhe jo vetëm i krishterë në emër,vetëm ai ndien thellë brenda vetes urinë për Bukën e Jetës dhe për Gjakun e Krishtit sa më shpesh që të jetë e mundur.
Mos u kujto për ushqimin e shpirtit vetëm për Krishtlindje,përPashkë dhe për 15 Gushtin sepse të kungohesh vetëm tre herë në vit është një “dënim” që cakton Kisha për ata që kanë rënë në mëkate të rënda.
Të krishterët e parë kungoheshin ç’do ditë.
Dashuria e Krishtit,porosia e Kishës,interesi i përjetshëm i shpirtit tënd është të kungohesh nëse ke mundësi sa herë që merr pjesë në Meshën Hyjnore.
Zoti të na bëj të denjë të kthehemi shpejt në jetën e Kishës së parë e të kungohemi ç’do ditë.Vetëm atëherë do të kemi rilindje të Kishës,të cilën e dëshirojmë me mall.