119 O Zot më lejo t’i shoh qartë ligjet e tua,që t’i ndjej deri në fund.Më ndihmo të kuptoj ligjin tënd.Me gjithë zemër unë do t’i bindem.Asaj që urdhërove më ndihmo t’i përmbahem,kështu do të kënaqem me të.Mendjen time drejtoje drejt rregullave të tua dhe jo drejt fitimit të pasurisë së madhe.Hiqe shikimin tim nga gjërat e kota dhe drejtomë që të jetoj siç të pëlqen.O Zot realizoje për mua premtimin që u ke bërë besnikëve të tu.Hiqma turpin që më frikëson.Ajo që vendose Ti është e mirë dhe e drejtë.Dëshiroj të drejtohem plotësisht sipas kërkesave të tua.Më përkrah o Zot,atëherë do të jetoj.